• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KTHYE NGA MISIONI NË SPITALIN E BRESHIAS/ Rrëfehet mjekja shqiptare: Kur shkova në fillim, gati 10% e stafit ishin të infektuar
Home
Sociale

U KTHYE NGA MISIONI NË SPITALIN E BRESHIAS/ Rrëfehet mjekja shqiptare: Kur shkova në fillim, gati 10% e stafit ishin të infektuar

2 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Alma Bashvogli Zela është një prej mjekeve, pjesë e ekipit të parë shqiptar të mjekëve dhe infermiereve në ndihmë të spitalit të Breshias në Itali.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, mjekja tregon përvojën e saj në këtë mision humanitar.

“Që në fillim në spitalin e Breshias më atashuan pranë mjekësisë preventive ose siç quhet ndryshe mjekësia parandaluese. Në pjesën e parë të ditës kryeja tamponimet, pra testet nëse je pozitiv ndaj COVID. Pothuajse çdo 5 minuta realizoja nga një tamponim.

Në javët e para kishte shumë fluks, ndërsa në javët e fundit nisi të binte fluksi. Në pjesën e dytë të ditës, spitali civil i Breshias kishte ngritur një sistem ku i gjithë personeli mjekësor i bëhej monitorimi i gjendjes klinike për 14 ditë, ku jepeshin gjeneralitet dhe shënoheshin simptomat e tyre.

Në varësi të simptomave, si një grup mjekësh që ishim vendosnim nëse këtyre do t’i kryhej apo jo testi i tamponimit. Kur shkova në fillim, gati 10% e stafit ishin të infektuar me COVID”, tregon ajo.

Mjekja tregon se për një muaj, bashkëpunimi me ekipin italian ka qenë i shkëlqyer.

“Më duhet të them që bashkëpunimi ka qënë i shkëlqyer që në ditët e para në Spitalin e Breshias. Na mirëpritën drejtuesit më të lartë të këtij institucioni duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm i spitalit bashkë me shefat e pavioneve të ndryshme.

Pasi studiuan CV e secilit, na  bënë një ndarje duke parë duke iu referuar edhe eksperiencës sonë. Ne punuam krah më krah me stafin italian dhe nuk na bënë të ndjeheshim si të huaj madje gjatë gjithë kohës na falenderonin për faktin që po shërbenim në Itali”, tregon Alma.

Sipas Almës, shërbimi në spitalin e Breshias e bëri të kuptojë diçka shumë të rëndësishme.

“Shërbimi në Lombardi, në rajonin më të nxehtë të COVID në Itali, na bëri të kuptojmë që kur kontribuon sado pak por me zemër, ajo të kthehet shumëfish.

Ne dhamë atë që dinim të bënim më mirë por nga italianët morëm kulturën e jashtëzakonshme mjekësore që kanë ndërtuar ndër vite. Nëse do më kërkonin të rishkoja në Itali, do ta bëja pas asnjë ngurrim nëse do të ishte e nevojshme por të gjithë duam që Italia të mos gjendet kurrë më kurrë përballë një situate të tillë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ekipi i mjekëve dhe infermierëve bëri detyrën që i takonte, sikurse do ta kishin bërë edhe në Shqipëri. “Nuk ndihem aspak heroinë. Bëmë të njëjtën gjë që bëjnë mjekët dhe infermierët shqiptarë në Shqipëri.

Isha pjesë e një misioni dhe më takonte si mjeke në radhë të parë dhe si qytetare e botës. Mendoj se humanizmi nuk njeh komb dhe limitet e mjekësisë nuk mund të ndalen në kufinj gjeografikë të përcaktuar”, përfundoi Alma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA NË TIRANË SI PJESË E ISIS/ Caktohet masa e sigurisë për 24-vjeçarin nga Taxhikistani
Previous article KORONAVIRUSI/ Mbi 1.5 milionë raste me COVID-19 në Europë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë Aktualitet

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT