• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT KUNDËR COVID-19/ Plazhi këtë vit ndryshe: Çadrat 3.5 metër larg nga njëra-tjetra, dy persona në shezlonge
Home
Sociale

MASAT KUNDËR COVID-19/ Plazhi këtë vit ndryshe: Çadrat 3.5 metër larg nga njëra-tjetra, dy persona në shezlonge

2 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Sezoni turistik është shumë pranë, por në kushtet e pandemisë së koronavirusit të bërit plazh për shqiptarët do të jetë shumë e vështirë, madje dhe me shumë kosto.

Në dokumentin që “Shqiptarja.com” ka siguruar mbi protokollet rigoroze që duhet të ndjekin bizneset gjatë sezonit turistik thuhet se çadrat duhet të jenë 3.5 metra larg nga njëra tjetra.

Në çadër nuk do të ketë më shumë se dy persona dhe vetëm nëse janë nga e njëjta familje do të lejohen.

Të gjithë pushuesve do t’u matet temperatura dhe do të plotësojnë një formular para se të futen në plazh, kjo do të thotë që mund të kemi edhe stafe mjekësore.

Shqipëria në sezonin veror të vitit 2020 do të jetë krejt ndryshe nga çfarë kemi parë vitet e kaluara. Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të argëtohen nëpër plazhe. Nuk do të ketë “beach bar” apo ” schiuma party”. Kjo do të bëjë akoma më të vështirë një sezon veror për të rinjtë shqiptarë, të cilët kur vjen puna tek argëtimi, nuk kursehen.

Rregullat për shërbimet në bare dhe restorante

Shqiptarët janë njerëzit që preferojnë më shumë baret dhe restorantet. Po si do t’i përjetojnë ata rregullat e vendosura në protokollet e autoriteteve?

Vendosja e tavolinave në bare dhe restorante do të bëhen duke respektuar një maksimum prej 4 personash për çdo 10 metër katror. Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesë e pasme të një karrige tjetër, të jetë më shumë se 1 metër larg dhe klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1 metër.

Nuk dihet si do ta përjetojnë shqiptarët këtë situatë, por një gjë është e sigurt: Të gjithë të distancuar dhe ndoshta një kafe të shpejtë si italianët.

Rregulla strikte në hotele

Një pjesë tjetër e rëndësishme gjatë sezonit veror është edhe akomodimi në hotele, të cilët do të ndjekin dhe zbatojnë 7 rregulla që lidhen me higjienizimin.

Përveç menaxherit, do të duhet të punësohet edhe një menaxher tjetër për monitorimin e pushuesve dhe zbatimin e rregullave të vendosura nga protokollet.

Shtatë rregullat që duhet të zbatojnë hotelet

1. Përcaktoni një menaxher për të monitoruar zbatimin e masave, sigurimin dhe respektimin e listës së kontrollit sipas Protokollit  të vendosur.

2. Vend i dedikuar për të kontrolluar temperaturën dhe të verifikohen me kujdes punonjësit. Sigurohuni që ata që kanë vizituar vendet e prekura nga COVID-19 ose janë nën  njoftimin/statusin “Qëndrimi në shtëpi – Urdhri i Karantinës” , te mos jenë si punonjës/ pushues në hotel pa përfunduar afatin e  përcaktuar të karantinimit.

3. Kur është e mundshme dhe e zbatueshme, të aplikohet në vendin e dedikuar kontrolli i temperaturës dhe të jenë të asistuar vizitorët/ pushuesit e hotelit nga punonjës të institucioneve shëndetësore. Të zbatohen masat e duhura për distanca të sigurta për pushuesit/ vizitorët.

4. Të rritet frekuenca e dezinfektimit për të gjitha objektet më të zakonshme të përdorimit, dhe siguroni që punonjësit të respektojnë higjienën e mirë personale.

5. Të jetë e garantuar që gjithë zinxhiri i protokollit të kontrollit është në funksion për të menaxhuar raste të dyshuara nga COVID-19.

6. Sigurohuni që ka dokumente dhe regjistrime të të gjitha masave parandaluesve.

7. Siguroni respektimin e urdhrave dhe udhëzimeve të qeverisë dhe këshillimeve shëndetësore për COVID-19.

Por sa të vështira dhe të kushtueshme do të jenë për bizneset dhe për pusheshit këto masa strikte?

A do të rriten kostot?

Bizneseve do t’i duhet të shtojnë personel për të respektuar protokollet e vendosura nga autoritetet, që së bashku me shpenzime të tjera operative do t’i duhet të rritin çmimin në kurriz të pushuesve. Kjo mbase do t’i duket shqiptarëve sikur po kalojnë pushime me kosto të ngjashme në Antalia apo vende të tjera turistike jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “LUFTA ËSHTË E FORTË”/ Mesazhi rrëqethës i Shefes së Reanimacionit te “Shefqet Ndroqi”, kujton me dhimbje jetët e humbura (FOTO)
Previous article EDHE 5 QYTETE TË TJERA PO FITOJNË BETEJËN ME COVID-19/ MSH mesazh të rëndësishëm qytetarëve: Derisa të kemi vaksinën…

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë Aktualitet

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT