• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ DY VËLLEZËRVE HAXHIA/ Xhami i makinës “Toyota” që lanë në vendin e krimit fundosi autorët në Durrës (ZBARDHET DOSJA)
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ DY VËLLEZËRVE HAXHIA/ Xhami i makinës “Toyota” që lanë në vendin e krimit fundosi autorët në Durrës (ZBARDHET DOSJA)

2 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

REPORT TV ka zbardhur kërkesën me provat e prokurorisë që u depozitua sot në gjykatë për arrestimin e dy të rinjve për katër vrasjet në Durrës. Prokuroria deklaron se ka të dhëna të shumta që provojnë se autorë të vrasjes së dy vëllezërve janë Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Sipas prokurorisë në vendin e ngjarjes janë gjetur 55 gëzhoja, që ekzekutuan dy vëllezërit. Por si u zbuluan autorët?

Përpos bashkëpunimit të 22-vjeçarit Alla, që tregoi më pas gjithçka, prokuroria tregon si arriti te identifikonte autorët. Detaji që ka fundosur autorët ka qenë xhami i makinës tip ‘Toyota’ që përdorën autorët për vrasjen.

Sipas policisë, pasi i kanë ndjekur dhe i kanë parakaluar duke i ekzekutuar me breshëri dy vëllezërit Haxhia, nga kontrolli i vendit të ngjarjes u gjet një pjesë xhami e thyer e makinës tip ‘Toyota’ me xhama të zinj të autorëve, që u fiksua më pas edhe nga kamerat e sigurisë së një subjekti duke çuar në gjetjen e automjetit.

“Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalt janë gjetur xhama me ngjyrë të errët të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë të xhamit janë shkronjat ‘TOYO…”. Pra që ngrenë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i mjetit “Toyota”.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se rreth orës 16:35 në kamerat filmike në rrugë largohen në drejtim të mbikalimit te Nishtulla në Shkozet një atomjet me ngjyrë të zezë që dyshohet në përdorim nga autorët” thuhet në dosje.

Mister mbetet fakti si është thyer xhami i makinës së dy autorëve të vrasjes në vendin e ngjarjes. Me gjetjen e makinës, zbardhjen e tabulateve telefonike më pas dhe bashkëpunimin e Klevis Allës ngjarja u zbardh.

1588409448_makina.jpg

Xhami i thyer i makines tip ‘Toyota’

Pjese nga dosja e Prokurorise
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DUART ME GJAK”/ “The Sun” nxjerr dosjen “bombë” të spiunazhit: Si Kina gënjeu botën në lidhje me COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI/ 7 raste të reja SOT. Shkon në 789 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë Aktualitet

PROTESTA/ Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret me kompensatë

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT