Altin Ndoci është një nga dy të arrestuarit për vrasjet. Ai u arrestua dje në Tiranë pasdite. Ndoci është personi që qëlloi dy vëllezërit Haxhia. Ai ndodhet i shoqëruar në policinë e Durrësit dhe javën e ardhshme të dalë para gjykatës. I arrestuari tjetër është shoku i tij me inicialet K. A. ai dyshohet se ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur krimet në Durrës pasi u arrestua duke treguar edhe shokun. Por si u zbuluan? Mësohet se kamerat e sigurisë që kapën makinën tip ‘Toytoa’ çuan në zbardhjen e ngjarjes duke ndjekur dinamikën, policia arriti që të zbardhte edhe personat ku kanë qëndruar. Makina është sekuestruar, po ashtu edhe 3 armët.
Shqiptarja.com


