• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Epidemiologu: Covid-19 mund të qarkullojë në nivele të ulëta deri në fund të qershorit në Shqipëri
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Epidemiologu: Covid-19 mund të qarkullojë në nivele të ulëta deri në fund të qershorit në Shqipëri

1 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Shqipëri raportohet një situatë e qëndrueshme gjatë kësaj jave nga koronavirusi, referuar numrit të të infektuarve.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi për një lehtësim të mëtejshëm të masave, duke nisur nga e hëna e 4 majit dhe sipas raportimeve zyrtare, pritet një vlerësim i mëtejshëm i tyre në nisje të majit.

Ndërkohë, epidemiologu Artan Simaku, u shpreh se ai parashikon që në fund të muajit qershor, Covid-19 të mos qarkullojë më në vendin tonë.

“Fundi i pandemisë do të thotë kur të mos qarkullojë më Covid-19. Në Shqipëri parashikohet që trendi do të vazhdojë në ulje deri nga fundi i majit ose fillimi i qershorit.

Presim që deri nga fundi i qershorit të mos kemi më qarkullim të koronavirusit në vendin tonë. Këto janë parashikime, por situata do të shikohet javë pas jave”, u shpreh epidemiologu për A2.

Artan Simaku theksoi se më tej se koronavirusi ka shanse që të rikthehet edhe gjatë vjeshtës ose dimrit, por sipas tij, mund të jetë shumë i dobët.

“Çdo vit në Shqipëri qarkullon dhe gripi. Nga vjeshta në muajt e dimrit mund të qarkullojë paralelisht me gripin edhe koronavirusi, si një virus i zakonshëm stinor, ose në nivele të ulëta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Qyteti suedez, pleh pule për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
Previous article KORONAVIRUSI/ Rrëfimi i pazakontë i njeriut që injektoi i pari në trup vaksinën kundër COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit Aktualitet

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin Aktualitet

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Aktualitet

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT