• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LISTA/ Adriatik Llalla, Petrit Fusha dhe 17 ish-gjyqtarë kallëzohen në SPAK për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre
Home
Aktualitet
Drejtësi

LISTA/ Adriatik Llalla, Petrit Fusha dhe 17 ish-gjyqtarë kallëzohen në SPAK për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre

30 April, 2020 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish-kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca si dhe 16 ish-gjyqtarë të tjerë të niveleve të larta të drejtësisë, janë kallëzuar penalisht në SPAK. Kallëzimi voluminoz është depozituar nga avokati Fran Dashi, i cili mbroji fillimisht Izet Haxhinë, në betejën e tij për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe për t’u ballafaquar me Sali Berishën në gjyq. Avokati Dashi i akuzon të lartpërmendurit për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie.

Kujtojmë që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i futur familjarisht në listën e zezë nga SHAB, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për mos deklarim të hollash në kufi. Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, ka referuar në prokurori çështjen e Petrit Fushës, pasi ky i fundit dha dorëheqjen për t’i shpëtuar përballjes. Fusha është referuar në organin e akuzës për çështjen e pasurisë. Në kallëzimin e tij, Dashi thekson se hetimi i ish-prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu apo që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, është një kusht i vendosur nga Bundestagu gjerman.

Vitin e kaluar Bundestagu gjerman miratoi disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Ndërkaq, në kallëzim thuhet se këta subjekte nuk justifikojnë pasuritë. Kallëzuesi i kërkon SPAK që të zbatojë ligjin anti-mafia për pasuritë e tyre.

Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar në SPAK

1.        Adriatik Lalla, ishe-Prokuror i Përgjithshëm

2.        Bashkim Dedja, ishe-kryetar i Gjykatës Kushtetuese

3.        Fatmir Lushi,ishe  prokuror në Prokurorinë e Elbasan

4.        Tom Ndreca, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

5.        Luan  Dervishi, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

6.        Shkëlzen Selimi, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

7.        Gani Dizdari, ishe-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

8.        Artan Zeneli, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

9.        Edmond Islamaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

10.      Guxim Zenelaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

11.      Marina Rraboshta, ishe gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

12.      Besnik Imeraj, ishe-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

13.      Aleksandër Muskaj, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

14.      Petrit Fusha, ishe-drejtues i Prokurorisë Tiranë

15.      Besnik Cani, ishe-drejtues i Prokurorisë Elbasan

16.      Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës

17.      Arjan Balliu, ish-gjyqtare Gjykata e Apelit Durrës

18.      Ferdinad Elezi, drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës,

19.      Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës,i dyshuar per kryerjen e veprave penale te

20.      Besa Nikëhasani, ishe drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Dy dallgët e derisotme të Covid-19 në Shqipëri dhe dallga e pritshme
Previous article STUDIMI I FUNDIT/ Dhjetë organet e tjera që preken nga virusi

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës Aktualitet

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT