• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PANDEMIA PO KALON”/ Mjeku Pipero jep lajmin e mirë: Do të kemi një verë të shëndetshme, do të bëjmë plazh
Home
Sociale

“PANDEMIA PO KALON”/ Mjeku Pipero jep lajmin e mirë: Do të kemi një verë të shëndetshme, do të bëjmë plazh

30 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Doktori Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2, ndau disa lajme të mira. Sipas tij, “pandemia po kalon” dhe mundësia për një valë të dytë në verë “është e vogël”, duke theksuar se shqiptarët do të bëjnë plazh.

“Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rënda është më i reduktuar. Natyrisht, media preferon më shumë lajmin, preferon të tregojë rastet e reja pozitive, por këto raste janë asimptomatike dhe nuk janë tregues i epidemisë. Ato janë thjesht tregues epidemiologjik që do t’i shërbejnë më vonë studimeve epidemiologjike për të na treguar se sa na preku koronavirusi.

Epidemia po kalon dhe po bie në mënyrë të qëndrueshme. Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende duke qarkulluar mes nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksinë apo ilaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar”, deklaroi Pipero.

Në lidhje me frikën për një valë të dytë të Covid-19, Pipero u shpreh: “Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër. Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe”.

Përsa i përket testimeve, Pipero nënvizoi se “strategjia që kemi ndjekur ka qenë gjurmuese” dhe se “testimet kanë qenë mjaftueshëm”.

“Pas çdo rasti kemi gjurmuar rastet e kontakteve. Këto diskutime nuk do të shuhen kurrë, por unë nuk kam qenë për testim masiv pasi i shërben vetëm statistikës”, tha mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË ITALI/ Venecia gjatë shtetrrethimit, pamje spektakolare të filmuara me dron (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Rama jep mesazhin e fortë: Peshoji njerëzit me peshat e tyre (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT