• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZH TË NDJERË PËR HOXHË FAIK GURRËN/ Balla: Do ta kujtoj gjithmonë për peshën e rëndë të fjalëve, kujdesin ndaj nevojtarëve (FOTO)
Home
Politikë

MESAZH TË NDJERË PËR HOXHË FAIK GURRËN/ Balla: Do ta kujtoj gjithmonë për peshën e rëndë të fjalëve, kujdesin ndaj nevojtarëve (FOTO)

29 April, 2020 Delo.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shpërndarë një mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të Hoxhë Faik Gurrës, babait të myftiut të Tiranës Ylli Gurra.

Balla e nis me fjalët e Kuranit, teksa shprejet se Hoxhë Faik Gurra iu përkushtua ringritjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që ditën e parë të lirisë së besimit.

Ai thotë më tej se do ta kujtoëj gjithmonë për peshën e rëndë të fjalëve, qetësinë, përkushtimin, kujdesin ndaj nevojtarëve, duke mos harruar kurrë t’u mësojë besimtarëve vlerat më të larta të atdhedashurisë dhe kontributit pozitiv në shoqëri.

MESAZHI I PLOTË
“Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të kthehemi”. Me këto fjalë të Kuranit të shenjtë, po ndaj me ju lajmin e ndarjes nga jeta të Hoxhë Faik Gurrës, i cili drejtoi prej vitesh Xhaminë e Dragostunjës, por edhe shumë vite si Nën/Myfti i Librazhdit.
Hoxhë Faik Gurra iu përkushtua ringritjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që ditën e parë të lirisë së besimit, duke marrë pjesë me një rol aktiv në Mbledhjen e parë themeluese, më 14 shkurt 1991, në Tiranë krah Kryemyftiut të Shqipërisë Haxhi Hafiz Sabri Koçi.
Hoxhë Faik Gurrën, me të cilin si deputet i Librazhdit dhe mik i familjes, kam pasur mundësinë të njihem nga afër, do ta kujtoj gjithmonë për peshën e rëndë të fjalëve, qetësinë, përkushtimin, kujdesin ndaj nevojtarëve, duke mos harruar kurrë t’u mësojë besimtarëve vlerat më të larta të atdhedashurisë dhe kontributit pozitiv në shoqëri. Bashkë me Ambasadorin e SHBA në Shqipëri zotin Donald Lu në Janar të vitit 2016 u ulëm këmbëkryq rreth oxhakut në shtëpinë e Hoxhë Faikut, në një bashkëbisedim mbi vlerat dhe rolin e besimit islam në bashkëjetesën fetare, duke vlerësuar së bashku kontributin e Hoxhë Gurrës në ringritjen e Xhamisë së Dragostunjës.
Hoxhë Faik Gurra është babai i një prej drejtuesve më të respektuar të Komunitetit Mysliman Shqiptar zotit Ylli Gurra.
Dua t’i shpreh Yllit, familjes dhe gjithë Dragostunjës, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Hoxhë Faikut.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PASI LINDI FËMIJËN E PARË, NUSJA NUK PËRMBAHEJ”/ Daja i babait të vogëlushit të dhunuar: Nënës së 3-vjeçarit dhe partnerit të saj t’i bëhet...
Previous article VRASJA NË VLORË/ Sherri për kamerat e sigurisë. Autori krushqi me 60-vjeçarin, e qëlloi me shkop bejsbolli

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT