Report Tv siguron ekskluzivisht pamje nga një seancë gjyqësore se si personat që vijnë nga paraburgimi 313-të që është kthyer në vatër infeksioni nga COVID-i futen në kafaz për seancë pa maska, doreza dhe ngjitur me njëri tjetrin.
Seanca është zhvilluar në datë 22 prill për përfundimin e hetimeve dhe kalim e dosjes në gjyq për 18 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Rruga e gabuar’ në 2019. Akti normativ detyron KLGj-në dhe gjykatën të bëjnë vetëm seanca me maska e doreza dhe ato që janë urgjente.
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, duket se gjyqtari, prokurori e disa nga avokatët e të arrestuarit i kanë maskat, por të tjerët jo. Ndërkohë që një tjetër problem është edhe fakti që nuk respektohet aspak distanca mes personave që ndodhen si në kafaz por edhe në sallën e gjyqit. Në pamje duke se të gjithë janë ngjitur me njëri tjetrin pa distancim social si brenda kafazit të pandehurit edhe pjesa tjetër, avokatët.
Seanca që Report Tv sjell pamjet ekskluzive u zhvillua në 22 prill, një ditë pasi u regjistrua rasti i parë me COVID te 313-ta që deri tani numri i të prekurve ka shkuar në 19-të, ndërsa në total 21 me gjithë 2 rastet te 302. Gazetari Arsen Rusta tha se disa prej avokatëve të këtyre të pandehurve kanë deklaruar se mes të prekurve me COVID janë edhe disa klientë të tyre pas kësaj seance. Ndërkohë që gjykatat kanë rinisur sërish të shtyjnë proceset pasi sipas tyre paçka se KLGJ kërkon të punohet akti normativ në fuqi i ndalon.




