Mjeku Shpëtim Baçi i cili punon në një spital të Parmës në Itali, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re” në TV Ora. Ai është shprehur shumë krenar për mjekët shqiptar që shkuan në Itali për të ndihmuar gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Ardhja e mjekëve shqiptarë në Itali ka bërë shumë bujë të madhe këtu. I falenderoj shumë sepse nuk erdhën këtu për të parë Venecian, Firencen apo Milanon sa të bukur janë, por erdhën që të luftonin me një armik të padukshëm. Është një nder për mua si shqiptar kur pashë ata djem nënash që erdhën të pnunon këtu në Itali, të jepnin ndihmën e tyre.Shqipëria nuk është si Gjermania dhe Hollanda që i kthyen kurrizin shtetit italian, kështu që i falenderoj të gjithë ata që erdhën”.