• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRTOHET NË RRUGËN E ARBRIT URA MË E LARTË NË BALLKAN/ Rama: Tuneli i fundit do bëhet panoramik
Home
Politikë

NDËRTOHET NË RRUGËN E ARBRIT URA MË E LARTË NË BALLKAN/ Rama: Tuneli i fundit do bëhet panoramik

28 April, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Rruga e Arbrit po merr formë. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi sot punimet në kantierin e ndërtimit. Ura e Vashës është një nga veprat e ndërtuara në këtë projekt, që sipas Ballukut është më e larta në Ballkan, 152 metra por rekordin e mban vetëm për disa muaj. Kjo sepse në pritje për t’u ndërtuar po në kuadër të kësaj rruge është edhe një tjetër urë, 157, e cila do të jetë më e larta në Ballkan.

Gjithashtu kanë përfunduar 5 nga 6 tunelet. Ndërkohë që në tunelin e fundit do të ketë një ndryshim të projektit. Sipas kryeministrit shkak janë bërë formacionet gjeologjike dhe do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm.

“Sot jemi në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152 m, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm” shkruan Rama.

Ndërsa inxhinierja shpjegoi se “Në tunel kemi vështirësi për shkak të gjeologjisë por po ecim paralelisht edhe me by-pass-in”.

“Ura e Vashës ka gjashtë harqe, është 316 metra, është e gjitha e përfunduar. Nga 70 km, janë përfunduar 5 tunele dhe më shumë se 54 km janë të përshkueshme. Gjatë majit do të hedhim asfaltin. Jemi në mes të kontratës që parashikon 44 muaj punime.

Janë goxha të avancuara. Kemi pasur pak vonesë në javët e marsit pasi ndaluam punën, por me masat e sigurisë që u pajisën punëtorët. Distancat janë më të lehta për t’u ruajtur në kantiere” tha Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATAT E FORTA/ Tritan Kalo “shpërthen” ndaj komenteve negative: Ndjej mëshirë për militantizmin tuaj...
Previous article NUK BËN PJESË NË "ZONËN E GJELBËR"/ Rritet numri i të infektuarve në Tiranë, shkelen masat kundër COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

PESË DITË PROTESTË/ Protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PESË DITË PROTESTË/ Protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT