Një gomisteri është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.


