Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur në mbrëmjen e fundvitit mesuesit nga e gjithë Shqipëria. “Duhet t’i largohemi militantizmit”, theksoi Rama në fjalën e tij.
Sakaq Rama tha se figura e mësuesisë nuk duhet të preket nga politika, duke theksuar se duhet të jenë më të mbrojtur. Për këtë kreu i mazhorancës, theksoi se në program kanë edhe rritjen e pagave.
Rama bëri krahasim mes mësuesëve dhe kabinetit ministror duke u thënë: “Unë kam më pak ministra në qeveri dhe e di se sa e vështirë është t’i disiplinosh, po të mendosh që ju keni shumë klasa”.
“Fuqizimi i profesionalizmit të mësuesit dhe kthimi i mësuesisë në degë prioritare, do të jenë synimet e një reforme të thellë në mësuesi. Nga mbrëmja e fundvitit me mësuesit më të mirë të vendit, Kryeministri Rama ka njoftuar fillimin e reformës, për ta bërë figurën e mësuesit një autoritet të paprekshëm. Reforma përfshin një sistem trajnimesh profesionale për mësuesit, ngritjen e shkollës së drejtorëve, ristrukturimin e zyrave të arsimit në territor dhe të funksioneve të tyre. Rama njoftoi se qeveria do të vazhdojë rritjen progresive të pagave, për çdo vit për mësuesit, por në anë tjetër do të jetë shumë kërkuese në sistemin e rekrutimit dhe testimit të mësuesve. “Do vijojmë me sistemin e ri të trajnimeve profesionale për gjithë mësuesit dhe me ndërtimin dhe fillimin e punës së shkollës së drejtorëve, një institucion i ri për kapacitetet e reja në drejtimin dhe administrimin e shkollave. Vitin tjetër fillon zbatimi i reformës së drejtimit në arsim duke transformuar edhe mënyrën e strukturimit në territor por edhe funksionet e zyrave të arsimit. Kemi në program rritjen e mëtejshme për pagat e mësuesve. Do kujdesemi që të rrisim të ardhurat për ju dhe familjet tuaja sepse jemi shumë të vetëdijshëm për mundimin e madh të punës që ju bëni. Nuk mund t’ju premtoj që në fund të katër viteve paga juaj do jetë sa e imja, por mund t’ju premtoj që e imja nuk do rritet, ndërsa e juaja do rritet çdo vit”, tha Kryeministri.
“Mbrëmja e fundvitit me mësues nga e gjithë Shqipëria – Asnjëherë nuk mjafton! Gjithmonë ka vend për përmirësime, por sot jemi krenarë që brenda një mandati, premtimi ynë u bë realitet: Mësuesit i është rikthyer dinjiteti.
Disa nga objektivat tonë janë:
-Ndërtimi i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës, si dhe 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës;
-Nga 3 mijë nxënës që gjetëm në arsimin profesional, aktualisht janë të regjistruar 27 mijë e deri në 2021-n, do të jenë të regjistruar mbi 54 mijë të rinj shqiptarë;
-Çdo bashki do të ketë të paktën një shkollë profesionale, të specializuar në nevojat e tregut lokal”.
Përgatiti:AlpeNews.al
ERTV Live😊:Mbrëmja e fundvitit me mësues nga e gjithë Shqipëria – Asnjëherë nuk mjafton! Gjithmonë ka vend për përmirësime, por sot jemi krenarë që brenda një mandati, premtimi ynë u bë realitet: Mësuesit i është rikthyer dinjiteti.Disa nga objektivat tonë janë:-Ndërtimi i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës, si dhe 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës; -Nga 3 mijë nxënës që gjetëm në arsimin profesional, aktualisht janë të regjistruar 27 mijë e deri në 2021-n, do të jenë të regjistruar mbi 54 mijë të rinj shqiptarë;-Çdo bashki do të ketë të paktën një shkollë profesionale, të specializuar në nevojat e tregut lokal. 📚🤝🇦🇱
Posted by Edi Rama on Thursday, December 28, 2017


