Rreth 1.000 të rinj në Chicikago të SH.B.A.-së kanë injoruan masat e marra kundër koronavirusit dhe kanë organizuar një festë brenda një apartamenti gjatë fundjavës së kaluar.
Një video e shpërndarë në mediat sociale tregon se si të rinjtë vallëzojnë, piijnë dhe bisedojë në një dhomë të madhe mbushur plot me njerëz.
Kryetari i Bashkisë së Chicagos, Lori Lightfoot dhe Guvernatori J. B. Pritzker kanë marrë masa të rrepta për izolimin gjatë pandemisë së koronavirusit dhe kanë ndaluar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre përvëç udhëtimeve thelbësor.
Sidoqoftë, grupi i të rinjve kundërshtoi të gjitha masat parandaluese dhe u mblodhën në mbrëmje për t’u argëtuar.
Disa të rinj janë parë me maska në fytyrë, pavarësisht se qëndronin larg vetëm disa centimetra nga njerëzit e tjerë në dhomën e mbushur.


