• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT E MARRA NGA QEVERIA/ Situata e Covid-19 drejt shuarjes në Elbasan
Home
Sociale

MASAT E MARRA NGA QEVERIA/ Situata e Covid-19 drejt shuarjes në Elbasan

28 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Në  Qarkun e Elbasan situata aktuale e pandemisë Covid 19 nuk është  më  aq shqetësuese sa disa ditë më pare,  kur  rastet me të  prekur nga virusi i rrezikshëm ishin prezente  thuajse gjatë  gjithë  javës.

Rritja e efektivitetit të masave parandaluese përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit mes të gjithë aktorëve kanë sjellë  stabilizim të situatës.

Sipas të  dhënave zyrtare të ditës së  sotme, nuk ka raste të reja të dyshuara të zbuluara me Covid 19. Rasti më i fundit në  këtë  qytet u rregjistrua mesjavën e kaluar kur rezultoi pozitiv shoferi i një  autobuzi të një fasonerie. Fatmirësisht, testimet e kryera në punonjësit e këtij biznesi rezultuan negative dhe që  nga fillimi i pandemisë në Elbasan nuk është regjistruar asnjë viktimë  për këtë  shkak.

Mësohet se sipas burimeve zyrtare janë shëruar 16 persona nga 18 që  janë  prekur nga ky virus. Aktualisht në Qarkun e Elbasanit po punohet me përkushtim maksimal nga të  gjithë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. 284 personave që ju është bërë testi kanë rezultuar negativ, ndërsa janë vendosur ne vetëkaratinim 133 persona dhe një i shtruar në Spitalin Infektiv.

Pas vendimit të marrë nga komiteti ndërministror për menaxhimin e situatës emergjente, për lehtësimin e masave dhe ndarjen e disa zonave të gjelbra në Qarkun e Elbasanit  prej kësaj fillim jave në  këtë  listë  janë  përfshirë zona e Librazhdit dhe e Përrenjasit .

Këto zona kanë  përfituar një sërë masash lehtësuese për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Në këto zona, mosha e tretë nga e hëna është e lirë për të lëvizur në mëngjes çdo ditë deri në orën 08:30 dhe pjesa tjetër e qytetarëve nga ora 09:30 deri në orën 17:30, duke respektuar të gjitha normat e vendosura përsa i përket distancimit social, jo më shumë se dy qytetarë së bashku dhe duke mos frekuentuar parqet, duke mos frekuentuar ambientet apo vendet publike dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar dhe ruajtur këtë zonë dhe gjithë zonën tjetër të paprekur nga koronavirusi.

Autoritetet vendore dhe ato shëndetësore nga ana e tyre  vazhdojnë  parreshtur t’u kërkojnë qytetarëve të këtij qarku që të jenë pjesë bashkëpunuese përsa i përket respektimit të të gjitha detyrimeve dhe respektimit të normave e sjelljeve për t’u bërë   pengesë për të shpërndarë virusin.

(Balkanweb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHBA/ 1.000 të rinj “thyejnë” karantinën, organizojnë party në një apartament dhe argëtohen së bashku (VIDEO)
Previous article SHERR ME THIKA NË "MYSLYM SHYRI"/ Dy të rinj plagosin 23-vjeçarin, arrestohen në flagrancë (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT