• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Revoltohen berberët në Itali: Nuk mund të qëndrojmë më mbyllur
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Revoltohen berberët në Itali: Nuk mund të qëndrojmë më mbyllur

28 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Italia bëri publike planet për të lehtësuar masat e izolimit, të ndërmarra shtatë javë më parë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri Giuseppe Conte tha sot se masat do të lehtësohen nga 4 maji, por cfarë përmban konkretisht lehtësimi.

Ai tha se njerëzve do t’i lejohet të vizitojnë të afërmit e tyre “në një numër të vogël”. Parqet, fabrikat dhe vendet e ndërtimit do të rihapen, ndërsa mësimi në shkolla nuk do të rinisë deri në shtator. Në dyqanet që do të happen nuk bëjnë pjesë parukerit dhe berberët dhe për këtë shumë prej tyre mund të jetë të inatosur.

Kështu si këta dy berberë Italian të cilët kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të protestuar kundër masave të qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat mbajnë ende të mbyllura dyqanin e tyre.

Berberët nga Padova u lidhën me zinxhirë përpara dyqanit të tyre, pas publikimit të listës së bizneseve që do të hapen në ditët në vijim dhe sipas së cilës dyqani i tyre do të vijojë të qëndrojë mbyllur.

“Nuk mund të qëndrojmë më mbyllur”, shprehen pronarët e berberhanës “La Dolce Vita”, Agostino Da Villi e Stefano Torresin. “Jemi gati për t’u hapur. Do të respektojmë të gjitha normat që do të na caktohen, por nuk mund të rrimë më kështu”, shtuan ata.

“Ne berberët jemi mësuar të punojmë me rregulla higjiene dhe kemi të gjithë materialet e nevojshme, maska, veshje, dorashka, xhel higjienizues”- përfundojnë dy berberët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR ME THIKA NË "MYSLYM SHYRI"/ Dy të rinj plagosin 23-vjeçarin, arrestohen në flagrancë (EMRAT)
Previous article KËRKON TË RIKTHEHET PRAPË NË KARANTINË/ Robert Berisha: Jap 2 mijë euro... (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT