• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të gjithë me sytë tek axhenda politike e post pandemisë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të gjithë me sytë tek axhenda politike e post pandemisë!

27 April, 2020 Redaktor1 OP-ED

Dita e parë e hapjes së re graduale që po aplikon Shqipëria, përkoi me 24 orëshin e rekordeve më pozitive të pandemisë jo vetëm për ne, por edhe për Europën e vendet më të prekura të planetit. Bashkë me mijëra qytetarë që nxituan për të shfrytëzuar në maksimum, gradët e reja të lirisë përmes masave të distancimit social, u ndje menjëherë edhe hapja e temave të para politike, që pritet të dominojnë axhendën e post pandemisë.

Megjithëse me vetëm 10 raste të reja në ditën e parë të kësaj jave dhe numrin e të shëruarve 11% më të lartë se totali i të prekurve, ekspertët kanë bërë sërisht thirrje për kujdes. Më e keqja mund të ketë kaluar, por është ende herët për të shpallur fitoren mbi covid-19, këshillojnë ata. Gjithësesi është e qartë nga lajmet dhe temat e debatit në ekranet e mbrëmjes, se ka filluar zhvendosja e fokusit, drejt çështjeve politike.

Qeveria i ka ekspozuar herët prioritet e saj, që nuk e largojnë vëmendjen tek përballimi i efekteve social- ekonomike të pandemisë dhe rinisja me ritme gjithnjë e më të larta, të projektit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Rikthimi gradual, sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i bizneseve dhe rihapja e vendeve të punës duke patur si pritoritet ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, janë disa nga sfidat e javëve e muajve në vijim.

Në qershor pritet të dalë raporti vjetor për Shqipërinë, sëbashku me kuadrin negociues, pas vendimit të 25 marsit të Këshillit Europian për çelien e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Axhenda e integrimit dhe vijimi me një dinamikë të re i reformës në Drejtësi, për të konkluduar përgjatë këtij viti me ngritjen e të gjitha institucioneve të reja të saj, janë gjithashtu pjesë shumë e rëndësishme e axhendës së ecjes përpara të vendit dhe e punës së mazhorancës qeverisëse.

Sondazhet e realizuara përgjatë ditëve të fundit, tregojnë qartësisht se qeveria dhe shtetit shqiptar, mbështetur në punën e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe mjekëve e infermierëve që janë angazhuar në vijën e zjarrit të luftës ndaj koronavisurit, e kanë përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sfidë historike. Shifrat krahasimore të përballimit të pandemisë, në raport me numrin e popullsisë, e pozicionojnë Shqipërinë në top listën e kontinentit.

Opozita shqiptare për fatin e keq të saj, e humbi shansin për të qenë në anën e duhur të kësaj historie, sepse duke dashur që të përfitojë politikisht nga situata, e vendosi veten kundër përpjekjeve të të gjithë shoqërisë, për ta përballuar sëbashku luftën kundër virusit vrasës. Partia Demokratike dhe një pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dëshmuan se përpara interesave të tyre të ngushta, vendosën partinë mbi Shqipërinë.

Megjithatë “Opozita e Bashkuar” ka ende shanse dhe mundësi në javët në vijim, për të qenë pjesë e frontit të së mirës, nëse me rifillimin e axhendës politike të vendit, i rikthehen pjesëmarrjes konstruktive në tryezën e reformës së re elektorale. Përmbyllja e saj u ndërpre për shkak të axhendës së detyrueshme të pandemisë globale, duke i dhënë mundësi drejtuesve të opozitës, që të reflektojnë në përmbushje të angazhimeve të mara e të afishuara më parë.

Ilir Meta ka tërhequr ditët e fundit prozhektorët e debateve brenda opozitës, për shkak të dekretimit të disa ndryshimeve në Kodin Penal të miratuara nga Parlamenti, për situatat pandemike. Për shkak edhe të qëndrimeve të tij nën anën e qytetarëve, shtetit, mjekëve dhe qeverisë në luftën ndaj covid-19, më shumë sesa për dekretin, ato kanë reflektuar frikën e opozitarëve, për një ndryshim të mundshëm të pozicioneve të tij të mëparshme partizane.

Në këtë atmosferë e gjeti hapja e re ndaj karantinimit, situatën politike në Shqipëri, e cila nuk është se pritet të jetë shumë e ndryshme nga ajo e përpara mbylljes. Opozita duket sikur nuk ka mësuar asgjë nga historia e vet e një viti më parë, kur bashkë me daljen nga sistemi parlamentar e demokratik i vendit, erdhi duke u dobësuar.

Për pak ditë futemi në muajin maj, duke na kujtuar se na ndan edhe fiks një vit, nga fushata për zgjedhjet e reja parlamentare të 2021. Puna e mazhorancës qeverisëse, është edhe fushata më e mirë për PS. Menaxhimi i situatave të tërmetit dhe pandemisë, ishin dy provat e saj më të forta, të kaluara me sukses!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJESTI I VEÇANTË I MJEKUT SHQIPTAR NË ITALI/ Dhuron 1 mijë maska për kolegët në Tiranë
Previous article GRUAJA ANKOHESHE SE NUK KISHTE NJË VASKË/ Burri i ndërton një xhakuzi në traktor

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT