• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUFIZIMET E SHTETRRETHIMIT/ Pas amnistisë vendosen 2 mijë gjoba për këmbësor dhe 200 për shoferët
Home
Sociale

KUFIZIMET E SHTETRRETHIMIT/ Pas amnistisë vendosen 2 mijë gjoba për këmbësor dhe 200 për shoferët

27 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Prej miratimit të amnistisë, policia ka ndëshkuar rreth 2 mijë këmbësor dhe tërhequr rreth 200 patenta për 3 vite. Prej 1 jave ka nisur puna për rikthimin e patentave dhe automjeteve të bllokuara në kuadër të situatës së shtetrrethimit.

Pas aplikimit të amnistisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorëve që thyen kufizimet e shtetrrethimit, policia ka vijuar punën për evidentimin e shkelësve të rinj, në kuadër dhe të hyrjes në fuqi të kodit të ri penal. Për 10 ditë nga falja e gjobave, policia ka ndëshkuar rreth 2 mijë qytetarë që lëviznin pa autorizim dhe pa një arsye emergjente, si dhe 200 shoferëve u janë hequr patentat për 3 vite.

Pavarësisht ndëshkimeve të cilat vijojnë për të pabindurit, drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët vijojnë të thyejnë rregullat. Shumë drejtues mjetesh nuk respektojnë numrin e pasagjerëve, apo vendosjen e tyre në sedijen mbrapa dhe në mënyrë diagonale.

Prej 1 javë ka nisur dhe rikthimi i patentave dhe automjeteve të cilat janë hequr dhe bllokuar nga policia gjatë shtetrrethimit. Janë më shumë se 500 patenta që janë rikthyer nga 1941 që janë në total. Policia bllokoi 1620 automjete, ndërsa deri më tani janë tërhequr nga pronarët 975 makina.

Patrullat e policisë vendosën rreth 7100 gjoba për këmbësorët që qarkulluan jashtë orarit të lejuar, gjoba të cilat konsiderohen të falura, pasi qytetarët nuk i kanë paguar për shkak të kufizimeve.

Qytetarët që duhet të tërheqin automjetet dhe patentat duhet të paraqiten pranë policisë rrugore, për të plotësuar dokumentacionin përkatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEORITË KONSPIRATIVE/ Kush është amerikania që akuzohet nga Kina se solli COVID-19
Previous article BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Formula 1 gati të ndezë motorët, ja kur pritet të nisë Botërori 2020

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT