• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QANTE KUR ERDHI, ISHTE I PËRGJESHËM”/ Detajet shokuese nga dhunimi i 3-vjeçarit nga njerku në Tiranë, zbardhen dëshmitë e mjekes dhe nënës
Home
Breaking News

“QANTE KUR ERDHI, ISHTE I PËRGJESHËM”/ Detajet shokuese nga dhunimi i 3-vjeçarit nga njerku në Tiranë, zbardhen dëshmitë e mjekes dhe nënës

27 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja shokuese e 24 prillit, ku një i mitur ende pa i mbushur 3 vjeç është dhunuar brutalisht. Autor dyshohet njerku i tij, i cili është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, më datë 24 prill rreth orës 12:00 është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësori, i mituri E.H., në maj mbush 3 vjeç, i cili kishte shenja dhune dhe fraktura në gjithë trupin.

Menjëherë pas konstatimit të faktit, mjekët e spitalit të Traumës, duke parë shenjat e dhunës dhe dëmtimet që kishte në trup i mituri dhe duke dyshuar lidhur me shkaqet e dëmtimit të tij, kanë bërë njoftim në sallën operative të policisë, duke kërkuar që ky rast duhej të ndiqej nga policia. Pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, i mituri është transferuar në spitalin Universitar, “Nënë Tereza” për një shërbim më të specializuar në repartin e pediatrisë ku gjendet i shtruar aktualisht.

Lidhur me sqarimin e faktit në vend kanë shkuar shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë kryer veprimet procedurale lidhur me rastin, si këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e jashtme të trupit të të miturit, pyetur si deklaruese nënën e fëmijës, shtetasen A. H. dhe shtetasen S. D. me detyrë mjeke roje e spitalit dhe personi që ka trajtuar e ndjekur të dëmtuarin e mitur.

Mjekja ka deklaruar se “në momentin e parë që fëmija ka ardhur në urgjencë ishte i përgjegjshëm qante, ulërinte, ishte i grindur dhe thoshte më ka rrahur mami dhe babi. Pas këtij momenti filloi t’i rëndohej gjendja dhe nuk ka mundur të flasë më”. Të gjitha të dhënat mjekja i ka shkruar në kartelën e të voglit. Sot djali është në koma pasi ka mpiksje gjaku në tru dhe 3 brinjë të thyera.

Vetë 35-vjeçari Alfred Kazanxhi ka deklaruar se “unë isha në banjë kur dola e gjeta fëmijën të shtrirë në dysheme”.
Nëna e të miturit ka dëshmuar se ka qenë për të bërë pazarin kur është telefonuar nga bashkëjetuesi. “Po blija bukë e qumësht afër Institutit. Më ka marrë Alfredi dhe më tha se djali është pa ndjenja. Kur shkova tek shtëpia, gjeta ambulancën poshtë. Alfredi më tha që ka rënë nga divani. Në spital më thanë që djali kishte thënë se e kanë rrahur mami dhe babi”.

Ndërkohë një tjetër dëshmi vjen dhe nga familja ku punonte nëna e të miturit. Ata kanë thënë se kanë dyshuar se Alfredi mund të ishte i dhunshëm por se nëna e fëmijës nuk ua ka konfirmuar asnjëherë.

“E merrte gjithmonë djalin me vete në punë. Kur erdhi bashkëjetuesi nga Italia nuk e merrte dhe e linte me të. Njëherë na ka treguar foto të djalit me të nxira. Kemi dyshuar se kishte probleme”, kanë thënë ata.
Mësohet se Alfredi është i martuar dhe ka një grua në Lezhë. Me nënën e të miturit ishin njohur nga interneti dhe bashkëjeton prej 1 viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Korrupsioni kërkon hapjen me dhunë të karantinës, kryeministri s’duhet të tërhiqet
Previous article "VININ NË 4 TË MËNGJESIT"/ Moderatori i njohur shqiptar tregon si e përndiqnin femrat: Thonj dhe flokë të lidhura tek dera…

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT