• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NGA FRYERJA E GOMAVE TEK DELET, DHITË DHE PËLLUMBAT”/ Artan Fuga tallet me rekomandimet e PD dhe jep 5 këshilla
Home
Sociale

“NGA FRYERJA E GOMAVE TEK DELET, DHITË DHE PËLLUMBAT”/ Artan Fuga tallet me rekomandimet e PD dhe jep 5 këshilla

26 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Artan Fuga ka ironizuar rekomandimet e Partisë Demokratike drejtuar qeverisë për daljen nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Fuga jep pesë “këshilla” që nisin me fryrjen e gomave e deri tek pirja e ujit.

“Gjashtë rekomandime për qeverinë daljen nga mbyllja e daljes:

Nisur nga të dhënat më të fundit shkencore, nga zbulimet që kemi bërë në një tunel në malin e Dajtit, duke mbajtur parasysh se bota po dështon dhe ka hyrë në një rrugë të gabuar në betejën me covidin19, bazuar te ndriçime pothuajse hyjnore, pas konsultimeve kombëtare në departamentet tona të specializuara për këto çështje, dhe konsultave me laboratoret më të mira të Galaksisë, jepen këto rekomandime për qeverinë:

1.Të fryhen mirë gomat e autobuzave dhe të veturave personale sepse janë bërë disa javë që nuk janë kontrolluar.

2.Natën vonë të mos pengohet askush që të flejë sepse është zbuluar që ëndërrat idiote sidomos janë një medikament i së ardhmes.

3.Të bëhet kujdes të zbulohen edhe ata që më pas do të jenë të infektuar nga viruse të tjera sepse që tani duhet të mendohet për të ardhmen.

4.Të shihen me kujdes delet, dhitë, pëllumbat sepse ka të dhëna që lakuriqët e natës sidomos natën shkojnë dhe i takojnë pa leje. Lejet për takime të jenë të vlefshme edhe për kafshë të buta me lesh.

5.Sidomos të bëhet kujdes që të mos pihet ujë veçse nëpërmjet buzëve dhe grykës meqë kështu zvoglohen vrimat nga mikrobi mund të hyjë!

Qeveria të mos ketë asnjë inferioritet, por le t’i marrë këto këshilla dhe sugjerime dhe t’i zbatojë sepse nuk ka problem. Pêr shëndetin e popullit ne nuk kërkojmë të drejta autori!

Këshillën e gjashtë do t’a japim radhën tjetër!

Por dihet që ka të bëjë me tenderin e letrave higjenike dhe të pecetave në rast menstruacionesh!

Korrupcioni që po çfaqet aty o bo ves i keç!”– shkruan Fuga. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA DYQANET E VESHJEVE TEK TAKSITË/ Manastirliu: Ja bizneset që do rihapen në 27 prill, orari kur iu lejohet aktiviteti
Previous article DUKE NISUR NGA DITA E HËNË NDRYSHON FASHA E ORARIT/ Manastirliu: Nga 90 minuta, leje për 2 orë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT