• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KORONAVIRUSIN E PREK SEPSE SPITALI ËSHTË ME PACIENTË”/ Mjeku shqiptar: Italia nis fazën e dytë! Shqipëria, kujdes me masat (Një përgjigje edhe për plazhin)
Home
Sociale

“KORONAVIRUSIN E PREK SEPSE SPITALI ËSHTË ME PACIENTË”/ Mjeku shqiptar: Italia nis fazën e dytë! Shqipëria, kujdes me masat (Një përgjigje edhe për plazhin)

26 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku shqiptar në Milano që është në krye të detyrës në vijën e parë, Albert Troci në një intervistë për Report Tv me gazetarin Besard Jacaj u shpreh se Italia po bëhet gati për fazën e dytë me nisjen e hapjes graduale. “Po bëhemi gati të dalim në fazën e dytë. Duhet të dalim patjetër dhe të gjejmë një strategji. Tani fazat janë të qarta, po bëhen shumë teste dhe si do të nisë hapja. Hapja duhet të jetë me një vëzhgim shumë të lartë, duhet të shikohen kurbat për të mos pasur një goditje të dytë nga rihapja”.

Ashtu si Italia dhe Shqipëria po bëhet gati për hapjen graduale, po sa rrezikon? “Shqipëria pati fatin se pa se ç’ndodhi në Itali dhe arriti që të bllokonte zinxhirin e infeksionit. Si në Itali dhe vende të tjera numri i të infektruarve reale është më i lartë se ai që testohen, që pasqyrohen në testet zyrtare. Nuk është thjeshtë fakti që të kesh respirator, nuk do të thotë se i zgjidhe të gjitha. Se të kesh një pacient në terapi itensivie duhet të kesh një mjek dhe dy infermier të specializuar. Pra është edhe numri i personave të specializuar. Një terapi itensive është shumë e vështirë për t’u trajtuar” tha ai.

Nisur nga hipoteza e kritikut të njohur italian të artit Vittorio Sgarbi se virusi është një mashtrim dhe se njerëzit kanë vdekur me COVID dhe jo nga COVID-i, Troci tha se “Që virusi është real, unë e prek me dorë se komplet spitali është me pacientë. Virusi ekziston. Këtë nuk mund ta lëvizim. Nga ka dalë? Është virus natyror, se po të ishte në laborator do të kishte një shenjë në Kodin Gjenetik, kjo do të dukej nga ekspertët. Pastaj a ka dalë apo jo nga laboratori këtë nuk mund ta themi. Tani nuk mund ta bëjmë këtë analizë. Që virusi nuk është bërë në laborator është i sigurt, vjen nga një specie në një tjetër” tha ai.

Por sa përqind e atyre që kanë vdekur kanë ndërruar jetë vetëm nga COVID pa sëmundje të tjera shoqëruese? “Kjo është një pyetje e vështirë mund t’u them që nëse këto pacient nuk do të kishin pasur koronavirus. Sipas një studimi në Skoci,u tha se pacientët që kaë hasur koronavirusin humbur nga 2-12 vite jetë”.

Një koment ai e kishte edhe për mjekët shqiptarë që shkuan në Itali. “Unë punoj në Milano, në spitalin tim nuk kemi pasur janë dërguar në zonën që kishte një krizë totale, Bergamo dhe Breshia. Unë nuk kam pasur mundësi. Ditën që erdhën telefoni im ishte plot me mesazhe nga kolegët që më uronin dhe falenderonin për këtë gjest dhe kjo na bën të lumtur dhe na bën krenarë me vendin” tha ai.

Por sa mundësi ka që këtë verë të bëjmë plazh? “Mjekët në Itali me urdhër nuk mund të marrin lejen normale. Por na ana tjetër besoj se këtë vit do të dalim, sektori më i prekur është turizmi, plazhe dhe po mundohen të gjejnë strategjinë, do të jetë e vështirë, normaliteti i ri do të na mësojnë si të sillemi. Ne si njerëz kemi ndryshuar mentalitetin tonë. Shpresoj që me ardhjen e verës të ulet numri i rasteve dhe ajo që do të ishte dicka e bukur do të ishte sikur ndodhi me 2002 sarsin që të zhdukej vetvetiu. Nga të dhënat që kemi, nuk është e vërtetë se virusi është bërë më i butë, por trajtimi që i bëjmë” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VESHUR ME NJË BLUZË TË BARDHË/ Publikohen pamjet e fundit të Kim Jong-Un, para se të zhdukej (FOTO)
Previous article MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT NË ITALI/ Kryeministri Conte: Shkollat do të rihapen në shtator

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NDAJ TË RINJVE NË PROTESTË/ Pezullohen nga detyra dy efektivët e Komisariatit Nr.3 Aktualitet

DHUNA NDAJ TË RINJVE NË PROTESTË/ Pezullohen nga detyra dy efektivët e Komisariatit Nr.3

E RËNDË NË VAUN E DEJËS/ Burri tenton të vrasë gruan, e qëllon me sqepar Aktualitet

E RËNDË NË VAUN E DEJËS/ Burri tenton të vrasë gruan, e qëllon me sqepar

ZBARDHET VRASJA E BEQIR DEVOLLIT/ Viktima u ndoq 3 kilometra nga autori që aktivizoi eksplozivin me telekomandë, prishje të pazareve të drogës Aktualitet

ZBARDHET VRASJA E BEQIR DEVOLLIT/ Viktima u ndoq 3 kilometra nga autori që aktivizoi eksplozivin me telekomandë, prishje të pazareve të drogës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT