• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U INFEKTUAN ME COVID-19/ 18 të dënuar të 313-tës shtrohen në spitalin e burgut në QSUT
Home
Sociale

U INFEKTUAN ME COVID-19/ 18 të dënuar të 313-tës shtrohen në spitalin e burgut në QSUT

25 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Spitali i tretë COVID-it në Shqipëri është spitali i burgut në QSUT. Report Tv mëson se prej dy ditësh në këtë spital janë karantinuar 18 të prekur nga vatra e burgut 313-të në Tiranë. Një burim i tha Report Tv se të gjithë të shtruarit në spitalin e burgut janë të paraburgosur, ndërsa nga ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve ende nuk ka asnjë sqarim nëse janë të gjithë të paraburgosur, gardianë apo mjekë duke mbajtur gjithçka në terr.

Të shtruarit në këtë spital janë të gjithë në dhoma të veçanta të karantinuar dhe nën monitorimin e mjekëve, teksa gjendja e tyre është e mirë. Ata janë transportuar nga 313-ta në spitalin e burgut gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme. Në spitalin e burgut janë 31 shtretër në total, pra deri tani ka kapacitet nëse do të ketë raste të tjera. Në hyrje të këtij spitalit të burgut që ndodhet në QSUT është vendosur një njoftim që me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-it njoftohen familjarët e të dënuarve, që takimet do të ndërpriten. Ata që do të futen do të ndjekin procedurat përkatëse. Por si lindi vatra e të infektuarve te 313-ta në Tiranë. Një italian i dënuar i arrestuar në Durrës si pjesë e organizatave mafioze, ishte i pari i identifikuar me COVID.

Sipas informacioneve te sigurta qytetari italian nuk ka pasur asnje kontakt me njerez nga jashtë burgut që nga data 4 mars dhe vizitat zyrtare janë pezulluar që nga data 11 për të gjithë. Nuk dihet ende se cila pjesë e stafit, apo i burgosur tjetër i arrestuar më pas, ka përcjellë virusin brenda ambienteve të burgut ndoshta edhe pa shfaqur simptomat. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, pas identifikimit të të burgosurit italian me Covid 19, janë testuar 30 të dënuar të tjerë që për arsye të ndryshme kanë pasur kontakt më të brenda burgut, 13 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Ilir Meta ka ndotur keq funksionin e Presidencës
Previous article KORONAVIRUSI/ Rasti i ri në Berat me COVID-19, një vajzë 16-vjeçe

Delo.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT