Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se është gatshëm të dalë në një debat publik me kryeministrin Edi Rama, por sipas tij, ka dy dekada që e refuzon.
Ai thotë se në vend të spektaklit, ua “kemi borxh shqiptarëve një debat të mirëfilltë”.
“Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua.
Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat.
Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet.
Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç. Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen”, tha Basha në emisionin “Java” në RTSH.


