Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu rikujton rregullat e fundjavës, e cila do të jetë pjesërisht në lirë për pensionistët dhe nënat me fëmijë.
Në Facebook, Manastirliu shkruan në të gjithë vendin fundjava do të jetë e mbyllur deri të hënën, por nesër deri në orën 11.00 pensionistët mund të dalin. Kurse pasnesër, të dielën, shkruan ministrja deri në orën 11.00 do të dalin nënat me fëmijë deri në 10 vjeç.
“Në të gjithë vendin, edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur deri mëngjesin e së hënës, përveç:
-Të moshuarve që do lejohen të dalin të shtunën deri në orën 11:00;
-Nënave me fëmijë (deri 10 vjeç) që do të lejohen të dalin të dielën deri në orën 11:00”, shkruan Ministrja Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë, për këtë lajm edhe kryeministri Rama shkruan “NESËR VETËM PENSIONISTËT NË AJËR TË PASTËR DERI NË ORËN 11.00. TË GJITHË NE TË TJERËT NË SHTËPI.”


