• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKTET/ “Rastësitë” e Lulëzim Bashës me rusët
Home
Politikë

FAKTET/ “Rastësitë” e Lulëzim Bashës me rusët

24 April, 2020 k.autor Politikë

Janë një sërë faktesh mjaft kokëforta, të cilat ne po i rendisim një nga një. Këto jo si akuza ndaj kreut të Republikës së re, Lulzim Basha për lidhje me rusët, por çuditërisht Lulit i ndodh gjithmonë, që sapo vepron ai të dalë një rus nga pas. Ndoshta “dashurinë” për rusët e ka të madhe, të vjetër dhe ndonjëherë ai “rrëshket” si pa dashje, pa kuptuar. Le ta fillojmë nga çadra e vitit 2017, fotoja me presidentin e SHBA, Donald Trump, pagesa 1 milion e 25 mijë dollarë, në skemën e derdhjes së parave tek Nick Muzin. Kjo e deklaruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, dhe ku dilte kompania Binniata Trade, e cila ishte me pronarë rusë.

Rasti i tretë është marëveshja e Lulzim Bashës dhe financimi i një kompanie lobiste e cila përfundoi me largimin e ambasadores së emëruar në Shqipëri, e cila ishte një eksperte mjaft e mirë e çështjeve ruse. Në qershor të vitit 2018, Basha firmosi një kontratë lobimi me vlerë 40 mijë dollarë me kompaninë “Sonoran Policy Group”, për të bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec. Në atë kohë, Basha, nëpërmjet kësaj komoanie lobimi, bëri një betejë kundër saj në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe më pas ajo nuk erdhi në Tiranë.

Ky është rasti ku Lulzim Basha luftonkundër një personazhi që njeh mjaft mirë çështjet e Rusisë dhe ndaj së cilës duhet të ketë pasur jo pak frikë. E katërta në radhë vjen djegia e mandateve.

Kujtojmë këtu telefonatën e deklaruar nga zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer, i cili i kërkoi Lulzim Bashës të mos digjte mandatet, port ë ndiqte rrugën ligjore. Pasi Ballkani po destabilizohej dhe kishte disa forca që po e kryenin këtë veprim. Kujtojmë këtu edhe situatën në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, etj. Por, Lulzim Basha refuzoi duke thënë se është një forcë tjetër madhore dhe se tashmë vendimi ishte marrë.

Por, kush ishte “forca madhore” për të cilën fliste Basha? Mos ishin rusët? Kush e pengonte Lulin të tërhiqej nga vendimi për të djegur mandatet? Dhe së fundi, sërish e “rastësishme” është edhe kompania Sonoran Policy Group, LLC, e cila është bazëkontraktore e diktatorit Maduro në Venezuelë, i cili mbështetet publikisht dhe financiarisht nga rusia. Të gjitha këto fakte të përmendura më sipër janë të pranuara publikisht nga Lulzim Basha dhe janë me prova.

Që nga fotoja e presidenti Trump dhe pagesa, tek ambasadorja që u refuzua, tek djegia e mandateve dhe telefonata me Palmer e pranuar, tek kontrata e publikuar së fundi ku del Maduro. Pra, të gjitha janë fakte të pakontestueshme. Të rastësishme apo jo se dalin rusët nga pas, kjo mund t’i ndodhë vetëm Lulzim Bashës dhe  Republikës së re. Se kur del një herë rusi nga pas mund të jetë rastësi, por kur ndodh oesë herë në një periudhë jo më shumë se tre vite nuk është më e rastësishme.

Ndoshta Luli nuk i dashuron shumë rusët, kanë më shumë ata dashuri për të. Por, faktet janë fakte. Provat janë prova. Lulzim Basha ka më shumë se pesë raste të lidhura direkt dhe indirekt me faktorët politik të Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NESËR SËRISH DITA E TYRE"/ Rama: Asnjë pensionist në makinë, jo vizita në shtëpitë e tyre, lërjani ushqimet tek dera
Previous article PSE NUK SHKOVE NE TAKIMI I BASHËS ME...? Kryemadhi tallet me kritikët e PD: Unë lava dhe pastrova shtëpinë, çova Vasilin se jam agresive

k.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT