• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TOKA MË LËVIZI NGA KËMBËT, JETA…”/ Nora Malaj humb njeriun e shtrenjtë, dedikimi rrëqethës që i bën
Home
Sociale

“TOKA MË LËVIZI NGA KËMBËT, JETA…”/ Nora Malaj humb njeriun e shtrenjtë, dedikimi rrëqethës që i bën

24 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Ish-deputetja Nora Malaj  gjatë mesnatës ka humbur mamanë e saj. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Malaj teksa njofton ndarjen nga jeta të mamasë, i dedikon asaj një shkrim tejet prekës.

Ajo ka falenderuar stafin e mjekëve të spitalit të Durrësit që u kujdesën për të ndërsa njofton se trupi i pajetë do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë, pranë prindërve të vet.

Statusi i plotë:

Më mbaruan fjalët sot për ty, o mami im e shtrenjte! As dora, as zemra dhe as shpirti nuk më bene të te them Lamtumirë o Nena Vita, e bukura e përjetshme, që tashmë ke marrë rrugëtimin tënd drejt Parajsës, duke na lënë pa fjalë, nē trishtim dhe dhimbje të thellë!

Askush nuk mund ta mendonte që jeta, në ketë periudhë Karantine, do na provonte me kete dhimbje kaq të madhe, që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër… Dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë…

Kur iku babi, ndjeva se toka më lëvizi nga këmbët, e tani që ti o mami u nise drejt rrugtimit tend të fundit, ndjeva se më humbi shija e jetës.

… Sa dhimbje e trishtim teksa të shihja të intubuar  pas goditjes që të bëri ishemia dhe që luftoje pafund, po nuk ia dole…Eh, o Nena Vita…

Askush nuk mund ta mendonte, që pikërisht sot, do të na lije dhe me buzëqeshjen tende hyjnore, ne ditët e bekuara të Pashkëve dhe të Ramazanit, more rrugëtimin drejt Parajses, për ti qenë dhe u bashkuar me babin.

Tashmë ti je nisur drejt rrugës së Parajses dhe bashkë me rrugëtimin tënd, na ke lënë prapa dhe mirësinë dhe imazhin tënd të shtrenjtë. Edhe kur shkove në spital, teksa të ngrinin me barrelë, fatin e pate që të të merrte ish-nxenesi yt, që me dashuri të tha: “Zysha ime e dashur, do të behesh mirë, se ti je e fortë dhe e zonja”. Nuk di cfarë të them, po ajo që ndjej në shpirt është dashuria me të cilën ti na edukove, jo vetem ne, femijeve te tu, po edhe nipërve e mbesave te tu. Ti rrezatoje mirësi dhe së bashku me babin për ju dhe ne ishte Shtepia e Zotit dhe e miqve!

Ndonese u lutem pa fund për ty, po ja që fati e deshi që në keto ditë të veshtira, në kete periudhë izolimi t’i të shkosh dhe të prehesh e qetë në shtëpinë e fundit, pranë prindërve të tu në Tiranë, duke na lënë pas mallin dhe dashurinë për ty. Do ta ndejmë mungesën tende, fjalet e tua, perqafimet e buzëqeshjen tende, o mami më e mirë në botë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ DISA KOHËSH PO SHIJON LIDHJEN/ Genta Ismajli del nga karantina, udhëtim surprizë nga partneri turk (FOTO)
Previous article YLLI I CITYT I DËRGON MESAZH JUVENTUS/ De Bruyne: Dua të luaj me CR7, do më shtonte numrin e...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Aksident fatal në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën një punëtor Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksident fatal në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën një punëtor

PROTESTA/ Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve Aktualitet

PROTESTA/ Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar Aktualitet

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT