• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS U MERRNI ME METËN”/ Sonila Meço: Revoltohuni me veten që jetoni si “kafshë” prej Ramës
Home
Sociale

“MOS U MERRNI ME METËN”/ Sonila Meço: Revoltohuni me veten që jetoni si “kafshë” prej Ramës

24 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Sonila Meço e quan të kotë debatin e fundit mbi Ilir Metën.

Ajo thotë se është budallallëk t’i kërkosh llogari Metës, kur Rama ka bërë që shteti të mos ekzistojë.

Sipas Sonilës, ne duhet të reagojmë për shtetin monist që është instaluar në vend.

Reagimi i Sonilës

Në 24 orët e fundit është zotëruar debati publik nga përpjekja për të kuptuar se çfarë konspiracioni fsheh miratimi i ndryshimeve në kodin penal nga kreu i shtetit, pas përpjekjeve të panginjura të pushtetit ekzekutiv për të improvizuar masa, plan e strategji në emër të mbrojtjes së jetës së njerëzve nga Covid-19.

Disa prezumime para se të analizojmë:

1.Kushtetuta në Shqipëri është shkelur e përdhosur ethshëm edhe para Covid-19. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

2.Shteti monist është instaluar para Covid-19. Parlament, pushtet lokal, institucione të gjitha të kapura nga një parti, me një betejë të fortë edhe për shkarkim presidenti.

3.Shteti i së drejtës ka pushuar së ekzistuari para Covid-19. Pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me kapilarë sistemi të gjymtuara nga vetting totalisht i diskutueshëm.

4.Ekonomia e oligarkisë dhe e centralizuar ka ekzistuar para Covid-19. Tregu i lirë, konkurenca e ndershme dhe ekonomia prodhuese ishin utopi edhe para Covid-19.

5.Marrëveshjet politike për interesa pushteti në kundërshtim me ligje e Kushtetutë kanë qënë normë drejtimi vendi edhe para Covid-19.

6.Dëmet e jashtëzakonshme nga qeverisja e vendit, deri ne 2 miliardë euro, tenderat pa garë, keqpërdorimi i fondeve publike dhe rëndimi i shqiptarëve me borxhe për breza kanë qënë lajm dite edhe para Covid-19.

7.Qeverisje pa llogaridhënie, pa mbledhje kabineti në më të shumtën e rasteve, nga fb dhe me kanal të personalizuar ishin mënyra e drejtimit të vendit para Covid-19.

8.Arroganca e komunikimit publik të pushtetit na ka shoqëruar rregullisht para Covid-19.

Çfarë ndryshoi në këto ditë karantine e gjendjeje të fatkeqësisë natyrore në këto parametra të funksionimit të shtetit? Në thelb pyes…

E pra asgjë!

Nëse një shtet është i dështuar në kohë paqeje, kush ka pretendimin madhor se do bëhet i mbarë në kohë të jashtëzakonshme?

Po, ka një favor më shumë, se në kohë si këto as nuk merr përsipër të justifikohet, sepse jeta dhe shëndeti i njerëzve nuk janë argumente subjektive, çështje interpretimi, militantizmi, apo përkatësie ideologjike.

Ndaj nëse ka një kauzë, që vlen është ajo e lidhjes së rihapjes së vendit me rifillimin e shtetit. Po po, nga e para!

Të presësh që një rezistencë presidenti, një reagim në kohë i opozitës, një ndërlikim moral se nuk flitet tani për shtet, ekonomi e demokraci se shëndeti dhe jeta janë parësore do të bëjnë çudinë në vendin që nuk habit më, ju kujtoj se të tilla mbeten me dhe pa Covid-19.

Se ilaçet e skaduara, të munguara, të parimbursuara, shërbimi shëndetësor i rrënuar, cilësia e ushqimeve, rrugëve, varfëria, papunësia kanë marrë e marrin jetë njerëzish, cënojnë shëndetin dhe sigurinë tonë rregullisht, në kohë paqeje e pandemie.

Ndaj këto analizat 24 orëshe, kush bëri pazar politik, kush cedoi, kush drekoi me kë dhe kush zhgënjeu nga ata lart janë po aq të dëmshme sa shpërfillja e masave të sigurisë për Covid-19.

Ktheju vetes o njeri, ndërgjegjes, revoltës, respektit ndaj vetes dhe kujtohu! Nuk e bëri shtetin e pushtetin Covid-19 më abuzues, jo dhe jo! Nuk ka për ta bërë dot një pandemi nëse ai ishte normal para saj.

Troç, cila është kauza sot?

Presidenti, që duhet të mbrojë Kushtetutën?

Pushteti, që duhet të mos shkelë Kushtetutën?

Opozita, që nuk duhet të bëjë marrëveshje politike në dëm të Kushtetutës?

Nëse është një nga këto a të tria bashkë, atëherë ne e meritojmë shtetin monist, të dështuar, rropatur, vjedhur, sepse mendojmë se varemi nga humore e sjellje individësh. Janë institucione para se të jenë emra, frymorë.

Institucione….pikë.

Kauza është krejt tjetër: të mbetesh qytetar i angazhuar, me respekt të thellë ndaj vetes, llogarikërkues i qartë, votues i ndërgjegjshëm. Dhe këtë s’ka pandemi në botë të na e mohojë. Kjo është sfida jonë, me dhe pa pandemi.

A mund të diskutojmë tani, a mund të shoqërohet rihapja me rifillimin e shtetit?

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THELLOHET SKANDALI NË SARANDË/ 17 vjeçarja e përdhunuar nga i moshuari denoncoi edhe babain për abuzim seksual: I ati e pranon live
Previous article SFIDA “SWICH THE FLIP”/ Shikoni çfarë bën kapiteni i Laçit me partneren seksi (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Aksident fatal në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën një punëtor Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksident fatal në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën një punëtor

PROTESTA/ Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve Aktualitet

PROTESTA/ Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar Aktualitet

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT