Automjeti i një punonjësi policie është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen “5 Maj”.
Bëhet medije se mjeti është në pronësi të Marius Memës, punonjës i policisë kriminale Elbasan. Mësohet se ai e kishte parkuar makinën para pallatit pas mesnate kur ishte kthyer nga shërbimi dhe pak më vonë i është vënë flaka në pjesën e parme dhe pasme. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për zjarrvënie e qëllimshme.
Informacion paraprak
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.M., i cili ishte i parkuar para banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


