Botuesi Nikoll Lesi ka bërë një deklaratë të fortë mbrmjen e sotme, kur është shprehur se disa oligarkë në vend duan sherr mesa Ramës dhe Metës.
Në një lidhje direkte me Eni Vasilin, Lesi ka thënë se ai kishte informacione të sigurta nga opozita, mazhoranca dhe Presidenti, se disa oligarkë kanë thyer rregullat për koronavirusin. Botuesi tha se ata janë mbledhur për të diskutuar mes tyre në periferi të Tiranë, kanë pirë kafe bashkë, dhe po tentojnë të nxisin një sherr mes kryeministrit dhe presidentit.
“Kam informacione si nga opozita, si nga mazhoranca, nga rilindja po të doni dhe nga Presidenca. Oligarkët janë shqetësura dhe janë mbledhur duke thyer rregullat dhe kanë pirë kafe, diku në periferi. Dhe duan të nxisin një sherr mes Rama-Meta”, tha botuesi Nikoll Lesi.
Më herët, Lesi hodhi poshtë zërat për një pranverë mes Ramës dhe Metës, duke thënë se Presidenti nuk ka ndyshuar asgjë në linjën e tij për të mbrojtur Kushtetutën, ndërsa sipas tij, mazhoranca po.


