• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A E FSHEHU KINA NUMRIN E VIKTIMAVE? Ambasadori Zhou Ding: Qeveria e rishikoi, ja pse dolën 1300 më shumë
Home
Politikë

A E FSHEHU KINA NUMRIN E VIKTIMAVE? Ambasadori Zhou Ding: Qeveria e rishikoi, ja pse dolën 1300 më shumë

23 April, 2020 k.autor Politikë

Ambasadori kinez në Shqipëri, Zhou Ding në një intervistë për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 i është përgjigjur akuzave se Kina ka fshehur numrin real të viktimave.

Ding sqaron se Kina dhe qeveria qëndrore ngriti Task- Forcë vetëm për këtë problem dhe dolën që 1300 viktima nuk ishin numëruar në ëuhan.
Sipas Ding kjo ndodhi pasi fillimisht Kina u godit keq nga COVID-19, spitalet u mbushën plot, disa viktima nuk shpalleshin si të vdekur nga COVID-19, disa të tjerë vdisnin në shtëpi.

Po ashtu ambasadori kinez thotë që nuk beson të jetë fshehur numri i viktimave pasi diçka e tillë është e pamundur.

 

”Vendosmëria e qeverisë duke përballur presionet nga publiku dhe media. Qeveria bllokoi ëuhanin, që ka 11 milionë banorë dhe publiku ka bashkëpunuar mirë me qeverinë.

Siç e kam thënë që nga fillimi, qeveria kineze ka marrë masa të rrepta të cilat nuk u kuptuan fillimisht nga shumë vende. Disa vende e kanë akuzuar Kinën që këto masa kanë shtypur lirinë dhe të drejtat e njerëzve. Por këto masat tani janë provuar që janë efektive.
Nga ana tjetër fakti që qeveria kineze i ka kushtuar rëndësi të madhe siç e kam thënë Kina është vendi i parë ku ndodhi epidemia, edhe qytetarët kinezë kanë kërkesa të rrepta ndaj vetes. Ata vetëizolohen dhe e bënë shumë mirë. Ky është parakushti i parandalimit.

Shenjat e virusit nuk janë 31 dhjetor 2019, por deri në 17 nëntor të 2019. A ndjen Kina përgjegjësi për lindjen dhe përhapjen e cOVID–19?
E vura re që në disa vende të tjera numri i viktimave është relativisht i lartë, por si ambasador i Kinës në Shqipëri nuk mund të gjykoj. Por disa vende nuk i kushtuan rëndësi të pamjaftueshme. Menduan që ky virus ishte larg tyre dhe nuk morrën masa në mënyrë aktive dhe të vendosura. Kjo është ndonjë arsye që unë mendoj.
Jam dakord që të ritheksoj që kontrolli i suksseshëm nga Kina është se është e madhe dhe ka burime të pasura. Kina mund të grumbullojë gjithë forcën për të mbështetur zonat e prekur më rëndë. Si dhe natyra e njerëzve që e respektojnë disiplinën.

Kina ka fshehur numrin? Unë nuk besoj këtë gjë sepse numri i të vdekurve është diçka që nuk mund të fshihet. Kina lejoi një Task- Forcë për të rishikuar numrin e të vdekurve dhe të infektuarve dhe viktimat u rritën me 1300. Nuk ishin regjistruar në fillim sepse epidemia ndodhi në mënyrë të papritur dhe të gjithë spitalet u mbushën dhe disa raste nuk u regjistruan në kohë. Dhe disa që vdiqën. Dhe nuk raportohen në kohë. Por tani rifusim, rillogarisim ato të vdekur në numrin e të vdekurve. Edhe qeveria qëndrore e Kinë, edhe qeveritë lokale i kushtuan rëndësi transparencës.

Sa i përket pyetjes që a mund të marrim masa më herët. Epidemia u ndodh. Nëse ne e rishikojmë, po është e vërtetë që mund të bëjmë më mirë. Kina është vendi i parë që zbuloi dhe luftoi koronavirusin. Ne nuk dinim karakteristikat dhe mënyrën e transmetimit. I duhej pak kohë për të vlerësuar virusin dhe masat. E bllokuam ëuhanin në kohën e duhur.

Mund të shohim që në disa vende pas 2-3 muajsh nuk kanë dhënë masat efekt. Kina e ka bërë masat në mënyrë të vendosur, aktive.”- tha ambasadori Zhou Ding.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA VEND MIK PËR KINËN"/ Ambasadori Kinez: Nesër në Tiranë sjellim 3 ton ndihma mjekësore për të përballuar luftën me COVID 19
Previous article PAMJET BRENDA SPITALEVE/ Shikoni infermierët shqiptarë në spitalet italiane, në "vijën e zjarrit" me Covid-19

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT