• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRANVERA” RAMA-META/ Kryemadhi anashkalon kritikët e PD: Dashurinë nuk e fusin dot në karantinë
Home
Politikë

“PRANVERA” RAMA-META/ Kryemadhi anashkalon kritikët e PD: Dashurinë nuk e fusin dot në karantinë

23 April, 2020 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen pas kritikave të shumta nga eksponentë të Partisë Demokratike të cilët e akuzojnë bashkëshortin e saj Ilir Meta për tradhëti.

Edhe pse nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha me aleatët, Kryemadhi sërish nuk ka dhënë një përgjigje.

Ajo reagimin e saj të parë pavarësisht kritikave e ka bërë përmes një statusi në Facebook ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët nisin Muajin e Shenjtë të Ramazanit, për agjërim sa më të lehtë e të pranuar.

Ajo uron më shumë lidhje shpirtërore, ndonëse ky muaj na gjen në kushte të vështira, sic është pandemia e COVID 19. Sipas kryetares së LSI-së dashuria është ajo që nuk mund të karantonohet.

Ndër të tjera shkruan: 

Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Hëna e natës së sotme do të ndriçojë edhe rrugëtimin e motrave dhe vëllezërve tanë myslimanë, të cilët nisin një muaj adhurimi, sakrifice dhe dedikimi drejt lartësimit shpirtëror, përmes lutjeve, bamirësisë dhe agjërimit.

Lutjet e mia shkojnë për një agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët mysliman!

Qoftë ky muaj i paqes shpirtërore, mundësi për më të pamundurit dhe shëndet i mirë në një kohë të vështirë, siç është dhe kjo që po jetojmë!

Bekimet e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, rizgjojnë te njeriu vlerat më të mira të tij në lidhjen me Zotin, marrëdhënien me familjen, por dhe sjelljen në shoqëri.

Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë e distancimit fizik, uroj të mundësojë ky muaj i shenjtë më shumë lidhje shpirtërore me njëri-tjetrin, pasi ajo që kemi më së shumti nevojë dhe ajo që nuk mund të karantinohet kurrë është dashuria.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Pëllumb Pipero: Vala e dytë pritet në vjeshtë, është shumë e vështirë që të mos ketë sërish...
Previous article COVID0-19/ Epidemiologia shqiptare në Teksas: Kurba është thyer, angazhim i jashtëzakonshëm për vaksinën

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT