Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje emergjence me mjetet e komunikimit elektronik, ku ka marrë disa vendime të rëndësishme.
Ky këshill ka miratuar caktimin e Emirjana Sakos, për kryerjen e funksioneve të kryetarit të kësaj bashkie për shkak të dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt.
Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet.


