• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS NESËR MUAJI I RAMAZANIT/ Kreu i KMSH mesazh besimtarëve: Uroj kjo situatë të largohet e të rikthehemi sërish në xhami
Home
Sociale

NIS NESËR MUAJI I RAMAZANIT/ Kreu i KMSH mesazh besimtarëve: Uroj kjo situatë të largohet e të rikthehemi sërish në xhami

23 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Një ditë para nisjes së muajit të Ramazanit, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, I është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve.

“Të nderuar besimtarë, situata në të cilën jetojmë na ka detyruar të qëndrojmë më shumë në shtëpi dhe të kalojmë një kohë më të gjatë, me fëmijët tanë, më bashkëshortet dhe me prindërit. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të kaluar më shumë kohë produktive me fëmijët, t’ju mësojmë atyre bukuritë e besimit tonë, t’ju mësojmë librin e Zotit dhe të krijojmë një ambient ku ata të kënaqen.

Bashkëshortët të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Gjithashtu për të gjithë ata që jetojnë bashkë me prindërit të shtojnë sjelljet e mira ndaj tyre, fjalët e ëmbla dhe të bukura. Mos t’i harrojmë ajetet Kuranore dhe hadithet e Profetit Muahmed a.s mbi respektin dhe sjelljet ndaj prindërve.”

Mesazhi i plotë:

Urimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Bismilahi Rrahmani Rrahim
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë, nesër, më 24 prill fillon Muaji i Bekuar i Ramazanit. Kam kënaqësinë dhe nderin të uroj në emrin tim personal dhe ne emrin e institucionit që përfaqësoj të gjithë besimtarët mysliman nga Shqipëria, trevat shqiptare, diaspora dhe më gjerë: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.

Jemi mësuar që Ramazanin ta presim me namzain e teravive, me përqafimet vëllazërore, me lutjet e përbashkëta krah në krah, por këtë Ramazan po e presim me një atmosferë ndryshe.

Situata e krijuar nga Covid-19 na ka detyruar që Ramazanin këtë vit ta përjetojmë kryesisht brenda një rrethi të ngushtë dhe familjar. Me shpresën dhe lutjet që tubimet për teravi, namaze nate dhe përjetimi i këtij muaji me xhemat të kthehet sa më shpejt.

Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkëta në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojë Atë edhe individualisht. Kjo vlen edhe për Ramazanin.

E nisim këtë muaj me sihariqin që Allahu na jep në Kuranin famëlartë në suren Inshirah ku thuhet: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi”.

Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit.
Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi sa më shumë, sepse mëshira e Zotit në këtë muaj është e pakufishme.

Të nderuar besimtarë, situata në të cilën jetojmë na ka detyruar të qëndrojmë më shumë në shtëpi dhe të kalojmë një kohë më të gjatë, me fëmijët tanë, më bashkëshortet dhe me prindërit. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të kaluar më shumë kohë produktive me fëmijët, t’ju mësojmë atyre bukuritë e besimit tonë, t’ju mësojmë librin e Zotit dhe të krijojmë një ambient ku ata të kënaqen.

Bashkëshortët të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Gjithashtu për të gjithë ata që jetojnë bashkë me prindërit të shtojnë sjelljet e mira ndaj tyre, fjalët e ëmbla dhe të bukura. Mos t’i harrojmë ajetet Kuranore dhe hadithet e Profetit Muahmed a.s mbi respektin dhe sjelljet ndaj prindërve.

Të nderuar besimtarë, mos të harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Iftaret tona të përvitshme le ti kthejmë në ndihma për familjet në nevojë.

Të nderuar motra dhe vëllezër,

Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje.

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.

Lus Zotin që kjo situatë e krijuar nga Koronavirusi të largohet sa më shpejt dhe të rikthehemi sërish tek përjetimi i namazeve në xhami, iftareve të përbashkëta dhe takimeve vëllazërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL NGA BURGU PËR SHKAK TË COVID-19/ Babai i dhunshëm vret vajzën e tij 9-vjeçare
Previous article MESAZHI I FORTË/ Mjeku Tritan Kalo: Turpi i këtij populli janë ata gjallesa që u promovuan...

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT