• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMI/ Ilir Meta iu përgjigjet kritikëve nga PD-ja: Pseudo intelektualë e pseudo ekspertë, lexoni ndonjë libër
Home
Politikë

REAGIMI/ Ilir Meta iu përgjigjet kritikëve nga PD-ja: Pseudo intelektualë e pseudo ekspertë, lexoni ndonjë libër

23 April, 2020 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër, pas kritikave që i kanë ardhur nga njerëz pranë PD-së, pse ai vendosi që të dekretojë një ditë më parë, ndryshimet e Kodit Penal, propozuar nga Edi Rama dhe votuar në Parlament.

Gazetarë, por edhe politikanë pranë PD-së (ata kryesorët kanë heshtuar, pasi nuk duan një përplasje edhe me Metën tani), e kanë sulmuar ashpër presidentin orët e fundit, jo vetëm për shkak të miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal, por edhe për qendrimet e tij luajale më Qeverinë, që prej nisjes së krizës së koronavirusit.

Reagimi i Metës

Sot është një ditë e rëndësishme, Dita Ndërkombëtare e Librit.

Por fatkeqësisht ka disa “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, të cilët jo vetëm kanë harruar të lexojnë libra, por as duan të lexojnë e të kuptojnë vendime të thjeshta, por tepër të rëndësishme për jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në këto momente të vështira pandemie.

Sinqerisht u sugjeroj të thellohen dhe të lexojnë variantin final të miratuar nga Kuvendi pas ndryshimeve thelbësore të propozuarapublikisht nga Presidenti i Republikës.

Dhe meqënëse janë kaq të brengosur për cenimin e të drejtave të njeriut, po citoj vetëm dy nene, të një vendi që e kam për zemër si kampion të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe që shpiku institucionin e Ombudsmanit (Avokatit të Popullit), si Danimarka:

📌 Article 192
(2) If the disease is of such a nature that, under the law, it shall be liable to public treatment or at the time of the committing of the act it is in fact being so treated, or if special measures have been taken against its introduction into the state, the penalty shall be imprisonment for any term not exceeding six years.

📌 Neni 192
2. Nëse sëmundja është e tillë që, sipas ligjit, plotëson kushtet për trajtim nga shëndeti publik ose në kohën kur kryhet vepra po trajtohet si e tillë, ose nëse masa të veçanta janë marrë nga shteti kundër sëmundjes, dënimi është burgim deri në 6 vjet.

📌 Article 252
(1) Any person who, for the purpose of gain, or who purely wantonly or in any similar reckless manner, exposes the life or physical ability of others to impending danger shall be liable to imprisonment for any term not exceeding eight years.

📌 Neni 252
1. Personi i cili, për qëllime përfitimi, ose me dashje ose për shkak të një neglizhence të ngjashme, vë në rrezik kërcënues jetën apo aftësinë fizike të të tjerëve, dënohet me burgim deri në 8 vjet.

Pra të dashur “armiq” të librit, megjithëse leximi i librit është një mundim shumë i madh për ju, besoj se këto dy rreshta do gjeni kohë t’i lexoni.

Me përgjegjshmëri të plotë dhe me koherencën e përhershme jo vetëm e mbrojta Kushtetutën, por edhe zgjidhëm boshllëkun, që kishte Kodi Penal për ata që donin të përdornin pandeminë kundër shëndetit të qytetarëve, duke vendosur për këtë çështje madhore një standard si të Danimarkës.

Ah sikur të kishim në çdo fushë standarde të tilla….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI VRITET KORONAVIRUSI? Një ndërlikim misterioz i mpiksjes së gjakut po u merr jetën pacientëve
Previous article "HAJDE KINEZ KU TI KESH"/ 10 ditë i infektuar me COVID-19, aktori mirditor tregon vuajtjet: Të futet në trup si njësi speciale...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT