Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka qartësuar zërat kritikë se mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ka filluar një etapë e re.
Balla nga Kuvendi tha se nuk ka asnjë marrëdhënie të vjetër dhe të re mes Metën dhe Ramës, ndërsa theksoi se ai është presidnet i vendit dhe se dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal e ka bërë për shkak të funksionit që ka në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi sa më shpejt.
“Po jua qetësoj unë shpirtrat. Nuk ka asnjë marrëdhënie të re e të vjetër me Ilir Metën. Ilir Meta është President i Republikës.
Ne do të miratonim një draft dhe presidenca do ta kthente dhe si dihej kur do të hynte në fuqi. Prej ditës së djeshme kodi i ri penal do të hyjë në fuqi falë dekretimit”, tha Balla mes të tjerash.


