Sot Kuvendi po zhvillon seancën e dytë plenare në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë Natyrore.
Për këtë motiv, edhe në seancën e ditës së sotme priten që deputetët dhe ministrat të jenë të pajisur me maska, doreza dhe do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës që në hyrje Kuvendit.
Por, gjatë kohës që deputeti Myslim Murrizi mori fjalën, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ndërpreu, duke kritikuar deputetët për vendosjen e maskave.
“Shoh që shumë deputetë nuk po mbajnë maskat. Ju lutem vendosini, kështu ruani veten, pasi po rrezikoni edhe kolegët”, u shpreh Ruçi.
AlpeNews.al


