• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Një ndërlikim misterioz i mpiksjes së gjakut është duke vrarë pacientët me COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Një ndërlikim misterioz i mpiksjes së gjakut është duke vrarë pacientët me COVID-19

23 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Pasi deri tani është menduar si një virus që godet drejtpërdrejtë rrugët e frymëmarrjes, covid-19 po provon të jetë shumë më i frikshëm. Nga dita në ditë po vërehet se koronavirusi sulmon edhe veshkat, zemrën, zorrët, mëlçinë dhe trurin.

Shumë mjekë gjithashtu po raportojnë raste çuditëse dhe shqetësuese, pacientët me nivele të ulëta oksigjeni që vazhdojnë të bien në mënyrë të menjëhershme, aq të ulëta sa që ata bëhen të pavetëdijshëm dhe shkojnë afër vdekjes. Gra shtatzëna asimptomatike befas kalojnë në arrest kardiak. Pacientët me përkeqësim të sëmundjes brenda disa minutave dhe që vdesin në shtëpi.

Disa shkencëtarë hipotezojnë se të paktën disa nga këto anomali mund të shpjegohen me ndryshime të rënda në gjakun e pacientëve.

Shqetësimi është aq i mprehtë sa që disa grupe mjekësh kanë ngritur mundësinë e diskutueshme për t’u dhënë pacientëve hollues gjaku.

Mpiksja e gjakut, në të cilën lëngu i kuq kthehet në formë xhel, duket se është e kundërta e asaj që ndodh me Ebola, Dengue, Lassa dhe ethet e tjera hemorragjike që çojnë në gjakderdhje të pakontrolluar. Por ato në të vërtetë janë pjesë e të njëjtit fenomen – dhe mund të kenë pasoja të ngjashme shkatërruese.

Autopsitë kanë treguar që mushkëritë e disa njerëzve mbushen me qindra mikroklote. Mpiksjet e gjakut mund të shkëputen dhe të udhëtojnë në tru ose zemër, duke shkaktuar atak të menjëhershëm.

Sistemi i qarkullimit të gjakut ose kardiovaskular i trupit shpesh përshkruhet si një rrjet i rrugëve që lidhin zemrën me organet e tjera. Gjaku është sistemi i transportit, përgjegjës për lëvizjen e lëndëve ushqyese në qelizat dhe largimin e tyre prej tyre.

Një studim Hollandez i botuar më 10 Prill në revistën Thrombosis Research thotë se te 38 përqind e 184 pacientëve të Covid-19 në një njësi të kujdesit intensiv në Holandë ishte vërejtuar gjak që mpiksej jonormalisht në trupin e tyre.

Të dhënat e hershme nga Kina për një mostër prej 183 pacientësh treguan më shumë se 70 përqind e pacientëve që vdiqën nga covid-19 kishin mpiksje gjaku.

Megjithëse ende mendohet se ataku në rrugët e frymëmarrjes duket të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në pacientët me covid-19, komplikimet e gjakut te pacientët duket se janë rruga e re e sulmit të Covid për të shkaktuar më shumë viktima.

Në Itali, Heparina ‘ilaçi i shpresës’

Sipas specialistëve në Itali, “Problemi kryesor nuk është virusi por reagimi imunitar që shkatërron qelizat ku hyn virusi”. Sipas tyre, problemi është kardiovaskular, jo i frymëmarrjes.

“Ne – thonë studiuesit- besojmë se kemi gjetur shkakun e vdekshmërisë nga koronavirusi. Nëse kjo vërtetohet atherë mund të themi se intubimet nuk do të jenë më të nevojshme si dhe do të parandalohen trompozat që janë shkaku i vdekjeve”.

Ata shprehen se është e panevojshme intubimi kur në fakt gjaku nuk arrin në mushkri. “Prandaj, efektiviteti i trajtimit terapeutik na bën të besojmë se kjo është arsyeja kryesore e vdekjeve të shumta”.

Me pak fjalë duket se virusi shkakton një reagim inflamator mjaft intensiv i cili gjithashtu shkakton dëme të mëdha në enët e vogla të gjakut, nga ku nis koagulimi që sjell më pas trompozë difuze.

Një studim mbi ilaçin heparina kundër infeksionit prej koronavirusit, studim i cili do të përfshijë 300 pacientë, ka filluar në 14 qendra në Itali.

Agjencia e italiane e ilaçeve (Aifa)  ka dhënë OK për të nisur trajtimi me heparin te pacientë me pamje klinike të moderuar ose të rëndë, trajtim i cili do të koordinohet nga Pierluigi Viale, profesor i Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Bolonjës dhe drejtori i Njësisë Operative të Sëmundjeve Infektive të Spitalit Sant’Orsola-Malpighi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISMA E QEVERISË BRITANIKE/ Të gjurmosh koronavirusin! 20 mijë familjeve do u dërgohen teste për CoVid-19
Previous article “DASH KA PEZULLUAR VIZAT”/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Do ofrojmë vetëm shërbime në raste emergjencash

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT