Një i burgosur në Micigan të SHBA-ve, i cili pritej që të linte qelinë ku kishte qëndruar për 44 vjet, vdiq javën e kaluar nga koronavirusi, thanë zyrtarët e burgut.
Uilliam Garrison kishte shans që të dilte e të shijonte lirinë e tij të plotë në fillim të këtij viti, por ai refuzoi këtë, pasi në këmbim i jepej një liri e mbikëqyrur.
Garrison ishte 60 vjec dhe ka qenë në burg që në moshën 16-vjecare. Prokuroria e Qarkut të Uayne ka thënë se burri vuante dënimin për një vrasje të shkallës së parë gjatë një grabitje të armatosur, ngjarje e ndodhur në vitin 1976.
(Balkanweb)


