Drejtori i fasonerisë “Endi shpk” deklaroi mbrëmjen e sotme se ai e kishte bërë analizën për koronavirus në një Spital Privat në Shqipëri.
Moderatorja e emisionit , Eni Vasili e ballafaqoi këtë deklarim të drejtorit të fasonerisë me zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila tha se i vetmi institucion që bën analiza zyrtare për Sars Cov-2 është Spitali Infektiv.
Debati mes zv.ministres Rakacolli dhe drejtorit të fasonerisë “Endi shpk”:
Rakacolli: I vetmi insitucion që bënë analizën për covid-19 është Instituti i Shëndetit Publik
Drejtori: Unë bërë analizat në një spital privat dhe në analiza ishte dhe ajo për covid-19
Rakacolli: Nëse është kjo e vërtet kjo dëshmi unë duhet të shikoj analizat sepse koronaviruset janë disa. Këto viruse kanë qarkulluar dhe më herët
Drejtori: Unë jam i gatshëm, mund tju jap dokumentacionin
Rakacolli: Kjo është thënë disa herë. Nuk e di zotëria çfarë analize ka bërë
Drejtori: Kam bërë analiza të përgjithshme që përfshinte dhe këtë analizë
Rakacolli: Ne do hetëojmë, por vetëm se duhet të dimë tamam nëse është realisht analiza për koronavirusin
Njerëzit duhet të dinë se ka disa lloje koronavirusesh. Analiza duhet të jetë vetëm për Sars Cov-2.


