Franca prej ditësh “noton në të njejtat ujëra”. Nuk ka përmirësime përsa i përket shifrave nga covid-19.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 544 viktima si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 21.340 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.
Rastet e reja me këtë virus ende nuk janë bërë publike, por deri më tani raportohen 158.050 të infektuar. Janë shëruar deri më tani 40.657 persona, ndërkohë që 5218 pacientë ndodhen në gjendje kritike.
Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, në Francë janë bërë 463.662 testime.


