“Myslym Shyri” është një nga lagjet më të populluara të Tiranës e megjithatë me masat e marra kundër pandemisë globale, të gjitha dyqanet që pershkon kjo rrugë prej 1 muaji janë të mbyllura.
Edhe sot, teksa liria është shtuar me “pikatore” bizneset vijojne ta kenë qepenin mbyllur por kjo nuk duket asfare problem për banorët e lagjes.
Orët e mengjesit janë të zhurmshme prej ditësh, teksa marketet janë të mbushura me qytetarë edhe pse orari i pazarit është zgjatur. Tek tuk, hasen edhe shitës ambulantë apo biznese specifike që mbajnë qepenin gjysëm të hapur duke mos respektuar plotësisht masat e qeverisë.
AlpeNews.al ju sjell disa prej pamjeve, gjatë paradites së sotme.







