Një shqiptar i Kosovës ka mbetur i ngujuar në shtetin afrikan në Liberi, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Sipas mediave fqinje, ai kishte shkuar për të punuar në Liberi, ndërsa po pret ndihmën nga institucionet e Kosovës që t’i mundësohet kthimi.
Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se këtë javë pritet kthimi i tij në Kosovë.
Gjithashtu po këtë javë priten të realizohen edhe fluturime për të kthyer 50 kosovarë nga Gjermania, studentë nga Çekia dhe Polonia.


