• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ 25 raste të reja SOT. Shkon në 634 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ 25 raste të reja SOT. Shkon në 634 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri

22 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga 252 teste, kanë rezultuar pozitiv 25 raste të reja. Vetëm në Krujë kanë rezultuar 18 raste. Shkon në 27 numri i viktimave.

“Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 252 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.
Deri në këto momente janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27.
Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.
Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.
Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Krujë, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Kurbin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë            256 raste
– Durrës            42 raste
– Lushnje          6 raste
– Elbasan          18 raste
– Fier                 36 raste
– Kavajë            9 raste
– Rrogozhinë     4 raste
– Korçë             19 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër          100 raste
– Lezhë             14 raste
– Berat              2 raste
– Has                13 raste
– Krujë              58 raste
-Tropojë           4 raste
– Pukë               5 raste
– Mirditë           3 raste
– Kukës           11 rast
-Mallakastër     1 raste
– Kurbin            28 raste
Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.
Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.
Në kushtet e lirimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, sidomos distancimi fizik në rrugë, dyqane, ambiente punë dhe në mjetet e transportit pë rata që i përdorin për të arritur në vendet e punës.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FILLIMI I MUAJIT TË RAMAZANIT/ Kryegjyshi botëror i bektashinjve mesazh besimtarëve: COVID-19 një vështirësi më tepër, agjeroni sipas mundësive dhe aftësive
Previous article KORONAVIRUSI/ Kush ishte 71-vjeçari që ndërroi jetë nga COVID-19 në spitalin infektiv

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT