• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KANI KA NISUR TË “MARRIN FRYMË”/ Vendet ku rinis mësimi në shkollat fillore europiane. Ja modeli holandez, si është planifikuar të kthehen fëmijët në bankat e tyre
Home
Nderkombetare

KANI KA NISUR TË “MARRIN FRYMË”/ Vendet ku rinis mësimi në shkollat fillore europiane. Ja modeli holandez, si është planifikuar të kthehen fëmijët në bankat e tyre

22 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Masat kanë nisur të lehtësohen në disa vende europiane, por edhe në botë me shpresën se epidemia po vihet nën kontroll.Në Holandë dhe Francë njofthet se shkollat fillore do të rihapen muajin tjetër dhe në Spanjë ata që janë nën 14 vjeç do të lejohen të dalin nga shtëpia që nga java e ardhshme.

Fëmijët francezë është planifikuar të kthehen në shkollë në grupe sipas viteve të shkollës, sipas ministrit të Arsimit, Jean-Michel Blanquer, me jo më shumë se 15 nxënës të lejuar në secilën klasë. Nxënësit e fillores, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, janë të parët që do të kthehen në shkollë më 12 maj, një ditë pas përfundimit të bllokimit të rreptë mbarëkombëtar.

Javën pasuese do të shkojnë në shkollë edhe fëmijët më të mëdhenj të ciklit të dytë, në shkollat e mesme dhe lice. Të gjitha klasat do të rifillojnë deri më 25 maj. Blanquer tha që qëllimi ishte që fëmijët e shkollës fillore të ktheheshin në “grupe të vogla”, ndoshta nga “më pak se 10 nxënës”.

Plani është sfidues për drejtuesit në shkollat publike, ku klasat kanë më shumë se 30 nxënës. Mark Rutte, Kryeministri holandez, njoftoi se shkollat fillore do të rihapeshin në Holandë në javën e parë të majit. Instituti i kontrollit të sëmundjeve infektive të vendit zbuloi se rreziku i infeksionit nga hapja e shkollave ishte “i menaxhueshëm”.

Që nga 15 marsi, shkalla efektive e përhapjes së epidemisë ka qenë më pak se një për qind në Holandë. Kjo do të thotë që një person me sëmundje infekton më pak se një person tjetër në komunitet. Shkencëtarët besojnë se, “Me rihapjen e kopshteve, shkollave fillore dhe arsimit special, pritet më shumë transmetim i virusit midis fëmijëve dhe prindërve të tyre. Sidoqoftë, kjo nuk parashikohet të sjellë raste shtrimesh në spitale”.

Danimarka i ka hapur shkollat fillore javën e kaluar dhe Norvegjia do t’i hapë këtë të hënë. Shkollat e mesme në Holandë mund të rifillojnë një muaj më vonë nëse nuk ka shpërthime të reja epidemie në periudhën ndërhyrëse në shkollat fillore.

Fëmijët deri në moshën 12 vjeç mund të ushtroheshin pa distanca sociale, sipas shkencëtarëve, por për nxënësit mbi 12 vjeç, rregullat e distancimit social duhen respektuar. Rihapja me faza e shkollave sipas stilit holandez ofron një model për vendet e tjera europiane, të cilat deri tani nuk kanë lehtësuar ndjeshëm masat e bllokimit dhe nuk i kanë lejuar nxënësit të kthehen në shkollë.

Ato përfshijnë Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha këto kanë pasur shkallë të lartë të infeksionit dhe transmetimit të Covid-19.

Tendenca në të gjithë Europën është një kthim i kujdesshëm në jetën normale para virusit. Austria tha të martën se do të lejojë që restorantet dhe kafenetë të rihapeshin dhe shërbimet fetare të rifillonin nga 15 maji.

Dyqanet e vogla tashmë janë të hapura, me Gjermaninë që vijoi hapjen e kujdesshme të aktiviteteve për libraritë, dyqanet e luleve dhe dyqanet e modës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBRON TRANSFERIMIN NGA MILAN TEK JUVENTUS/ Pirlo: Ishte vendimi më i drejtë
Previous article AFAT KUTIT OSE T'IA LËRË KUSHTETUESES/ Ja 3 opsionet që po shqyrton Thaçi për qeverinë e re të Kosovës

Delo.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT