• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANA E ERRËT/ Historia e një pedofili 72-vjeçar nga Saranda, që u zbulua pas 4 vjetësh. Rrëfimi tronditës i vajzës 17-vjeçare
Home
Aktualitet
Kronikë

ANA E ERRËT/ Historia e një pedofili 72-vjeçar nga Saranda, që u zbulua pas 4 vjetësh. Rrëfimi tronditës i vajzës 17-vjeçare

22 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

“Po e kam bërë”. Kjo është fjalia që pas një kallëzimi nga një adoleshente ka zbuluar një histori pedofilie. Vajza aktualisht e moshës 17 vjeçe, abuzuesi i saj sot 72 vjeç. Abuzimi siç pohoi adoleshentja ka ndodhur kur ajo ishte 13 vjeçe.

“Më bindi i dashuri im, më tha se kjo gjë nuk është normale dhe se ai është një abuzues fëmijësh,” tha 17 vjeçarja e cila, siç mëson gazeta “Si” ja kishte besuar sekretin një të riu me të cilin është lidhur dhe dashuruar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare nga qytetit i Sarandës. Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Por siç thonë burimet e gazetës “Si” në moshën 13 vjeçe vajza së bashku me prindërit kanë jetuar me qira në shtëpinë e të moshuarit, i cili ka 20 vite që ka mbetur i ve ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi.

“Kur ne ndërtuam shtëpinë tonë u larguam dhe jetojmë në të njëjtën lagje, prindërve u vinte keq dhe më dërgonin shpesh t’i bëja ndonjë punë e t’i laja ndonjë pjatë, por ai abuzoi me mua dhe unë nuk i tregoja dot askujt se më vinte turp,” ka kallëzuar e mitura.

Të befasuar policët që kanë marrë kallëzimin kanë thirrur mësuesen e 17 vjeçare që ka treguar se nuk ishte vënë ndonjëherë në dijeni të abuzimit , por kishte vënë re se ndonjëherë plaku interesohej për notat e fëmijës. Dita e sotme ishte plot me njerëz të shoqëruar në komisariatin e Sarandës dhe pak a shumë është përsëritur i njëjti rast pedofilie, si në Durrës tha një zyrtar i policisë që kujtoi se edhe viktima Aishe Vata ndihmonte shpesh monstrën Shaban Norja, pasi ai jetonte vetëm dhe gruaja i kishte vdekur.

Bëhet me dije për gazetën “Si” se kur i moshuari 72 vjeç është thirrur për t’i marrë deklaratë, ai ka pranuar duke shtuar se vajza e kishte provokuar, ishte zhveshur para tij dhe se madje nuk kishte qene e virgjër. Por në një moment kur të dy janë lënë vetëm ” qëllimisht” i moshuari i është lutur adoleshentes të tërheqë kallëzimin, duke i bindur oficerët se pas kësaj ngjarjeje ka të vërteta që u nxitën të dilnin në dritë nga i dashuri i vajzës.

Po si u bind vajza? Burimi i gazetës “Si” tregoi që prej ditësh në familjen e të dashurit të 17 vjeçares kishte nisur një konflikt pasi ata nuk e pranonin lidhjen e dy të rinjve. Shkaktare ishte gjendja ekonomike e adoleshentes, që nuk pranohej nga krushqit e rinj. Kur palët kanë shkuar në komisariat, vajza ka hapur thesin duke treguar edhe një plagë nga e kaluara që i la lënë pa fjalë të gjithë, përveç të dashurit të saj , i cili kaherë i kishte thënë “duhet të shkosh në polici, ajo që ka bërë ai njeri me ty është pedofili”

“Unë kisha frikë,” ka shtuar e abuzuara e cila nga ana e saj insiston se akti i abuzimit ka ndodhur kur ajo ishte nëntë vjeçe.

Ne jemi të paqartë për moshën  fikse se kur mund të ketë ndodhur e gjitha kjo shtoi eksperti i policisë, sipas të cilit gjithçka do sqarohet më tej kur adoleshentja të sillet në kryeqytet në një strehë rehabilituese. Ndërsa, për momentin veç dëshmive që po sqarohen kanë kundër të moshuarin deklaratën e tij, që pranon se para tre apo katër vitesh ai u tundua nga e mitura e cila, siç këmbëngul 72 vjeçari e kishte joshur duke u zhveshur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MUND TË VDESIN MË SHUMË, SESA NGA KORONAVIRUSI”! OKB jep alarmin: Numri i të uriturve pritet të dyfishohet prej COVID-19
Previous article PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI NË VLORË/ Kapet pas dy javësh autori, kush e “fundosi” 36-vjeçarin

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT