Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, thotë se Shqipëria mori masa drastike që në momentin që në vend u regjistruan rastet e para me koronavirus.
Një një intervistë për Tempora, Rakacolli tha se efekti i këtyre masave drastike bëri që vendi ynë të jetë në kushte të flasë për hapje apo lehtësim të tyre. Ama sipas zv.ministres, nëse me lehtësimin e masave rriten rastet e reja me covid-19, masat do rikthehen sërish.
“Siç e kemi thënë vazhdimisht, kjo pandemia është e panjohur që ka treguar shuam të papritura. I kemi shpëtuar kurbës të sistemit shëndetësor, dhe kjo ka bërë që ta kemi të justifikuar hapjen. Por çfarë do të ndodhë pas hajes? Ne i shpëtuar kurbës eksponenciale pasi kemi marrë ndër masat më drastike në botë dhe ndryshe nga vendet e tjera, këto masa janë marrë qysh në rastet e para.
Këto masa nuk mund të vazhdojnë pafundësishme. Jemi në kushtet për të filluar hapjen dhe do të shohin se çfarë do të ndodhë. Nëse këto masa do të sjellin rritje rastesh dhe mund të ketë rritje rastesh, atëherë do të duhet që të rikthehemi sërish. Prandaj kjo gjendje e fatkeqësisë natyrore duhet të zgjasë që ta kemi nën kontroll situatën”, u shpreh Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.


