Franca është vendi i katërt më i prekur në botë nga koronavirusi.
Numri i viktimave sot (531) nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me dje (547), duke e çuar në 20.796 numrin total të jetëve të humbura.
Janë regjistruar 2667 raste të reja me covid-19, me një numër të përgjithshëm prej 158.050 infektimesh. Në Francë janë shëruar gjithsej 39.181 persona, ndërkohë që 5433 ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Që nga fillimi i pandemisë, në Francë janë kryer 463.662 testime.


