• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Në kurthin e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Në kurthin e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme!

21 April, 2020 Redaktor1 OP-ED

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama publikoi masat e reja dhe graduale, që po lehtësojnë në vijimësi hapjen e kujdesshme të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe bizneseve, Komisioni i Ligjeve në Parlament miratoi kërkesën e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyre në vend, deri më 23 qershor.

Në vend që kjo qasje, në mos ti gëzonte të paktën ti qetësonte, duket se ky vendim i ka acaruar edhe më shumë se më parë opozitarët tanë. I vetmi ndryshim i madh që u pa në reagimin e tyre publik këtë radhë, lidhej me faktin se u treguan shumë kujdesshëm, për të mos rënë në një kurth që vetë e kanë ngritur përmes propogandës së tyre.

Javët e fundit, qëndrimi i vetëm që ka mbajtur Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tyre në lidhje me mënyrën sesi po e menaxhon qeveria socialiste, situatën e pandemisë globale në Shqipëri e tejkalon qëndrimin kritik, duke shkuar përtej të qenurit edhe alarmant madje. Sipas liderëve të saj, situata e luftës ndaj Covid-19 tek ne, është shumë herë më e rëndë sesa në çdo shtet tjetër të Ballkanit dhe Europës.

Për ta bërë më të besueshme këtë, kanë hedhur në treg aq shumë të pavërteta duke dashur që të nxisin panik tek qytetarët, sa kanë bërë një contrast të thellë me shumë prej ekspertëve vendas dhe të huaj, përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe personalitete politike ndërkombëtare, që kanë artikuluar fjalët më të mira në adresë të qeverisë dhe shtetit shqiptar.

Por, çuditërisht vetëm pasi sot nisi miratimi nga Parlamenti, i kërkesës së qeverisë për zgjatjen me dy muaj të afatit të gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri, opozita kaloi në anën e kundërt. Vetëm sot përmes përfaqësuesit së vet, Partia Demokratike tha se me “609 të identifikuar me virus dhe 25 të prekur, nuk e justifkojnë aspak zgjatjen deri në qershor, kur të tjerët me kriza të vërteta shëndetësore, po i zgjasin me 3-4 javë”.

Pas kësaj pyetja që shtrohet është: Kujt opozite duhet ti besojnë shqiptarët në raport me qëndrimet e saj për luftën ndaj Covid-19? Asaj që deri dje, thoshte se në Shqipëri po ndodh kataklizmoja, e se duhet të marim shembull nga shtetet e tjera? Apo opozitës së sotme, e cila thotë se me shifrat që kemi, gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet të zgjatet. E mbi të gjitha, pasi shprehet edhe se jo Shqipëria por “të tjerët (janë) në kriza të vërteta shëndetësore”?!

Si duhet ti kuptojnë këto qëndrime të opozitës, qytetarët e thjeshtë shqiptarë, që prej disa javësh me radhë po zbatojnë me rigorozitet rregullat e karantimit: A jemi mirë? Apo jemi keq si përfundim? A ja ka vlejtur sakrifica e tyre? Apo jo? A kanë qenë efikase vendimet e qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, në bashkërendim tepër të ngushtë me Komitetin Teknik të Ekspertëve, në përballimin e pandemisë?

Nëse PO, atëherë dilni e thuajeni dreqi e mori, një fjalë të mirë edhe për Shqipërinë. Por, nëse përgjigja edhe këtë radhë është JO, atëherë përse duhet të jeni kundër zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore? Ajo që kuptohet qartë nga e gjitha kjo, është se pa dashjen e qeverisë, opozita jonë ra këtë radhë brenda me këmbët e saj, në kurthin e këtij vendimi.

Përtej këtij debati politik, shkaqet reale që çuan drejt zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, u shpjeguan nga ekspertët e fushës. Sipas tyre “situata fatmirësisht është nën kontroll, falë masave të menjëhershme për distancimin social të populates”.

Nisur nga përvoja e vendeve të tjera që janë pak përpara nesh me dinamikën e kurbës së pandemisë, lehtësimi i masave që po ndërmerr qeveria, mund të çojë në shtimin e numrit të rasteve për shkak se një pjesë e të infektuarve, janë asimptomatik. Kontakti i tyre me shumë njerëz në rast të hapjes së menjëhershme, siç propozon politikisht opozita, mund të çojë në rritjen e numrit të të prekurve.

Në këto kushte, i gjithë mundi dhe sakrifica e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, përgjatë gjithë këtyre javëve do të shkonte dëm. Ndaj, edhe rruga që po ndiqet është ajo e hapjes graduale dhe qasjes së kujdeshme, në dinamikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZONTE SEKSUALISHT NJË TË MITUR/ Arrestohet 72-vjeçari në Sarandë (EMRI)
Previous article ÇFARË PO HAMË? Eksportet dhe agroturizmi. Çuçi: 95% e produkteve në tregje janë shqiptare 

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT