• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MUND TË NDODH SHUMË KEQ SE Ç’MUND…”/  Rama: Në normalitetin e ri duhet të kemi një sjellje të re për sigurinë, t’i imponojmë njeri-tjetrit
Home
Politikë

“MUND TË NDODH SHUMË KEQ SE Ç’MUND…”/ Rama: Në normalitetin e ri duhet të kemi një sjellje të re për sigurinë, t’i imponojmë njeri-tjetrit

21 April, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

I ulur në karrige, në zyrën e tij, me një pamje gati të relaksuar, Kryeministri Edi Rama tha sot se kemi hyrë në një kthesë graduale dhe duhet të bëjmë që të gjithë edhe pak durim.

Ai foli për lehtësimet e reja në vend pas masave shtrënguese për shkak të pandemisë së koronavirusi, por theksoi se duhet të kemi një sjellje të re për sigurinë dhe t’i imponojmë njeri tjetrit kushte e rregulla .

“Duke mos harruar asnjë çast se çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë ashtu sikundër e tha kancelari i Austrisë duhet të jemi të vetëdijshëm se ekziston pas çdo hapi mundësia që të tërheqim frenat e emergjencës dhe të kthehemi mbrapsht nëse numrat e të infektuarve do të rriten jashtë parashikimit të normales që do të ndodhë.
Ne kemi njësoj siç kishim në fillim, në fazën e parë modelin tonë të parashikimit të numrave dhe ai model do na udhëheqë edhe në vendimmarrjet tona të cilat do të vazhdojnë të jenë dinamike. Prandaj mos u qani pse ndryshoj shpesh rregullat dhe vendimet sepse janë të pashmangshme kudo në një përballje ku mes nesh dhe të ardhmes nuk është vetëm sa duam ne të ecim shpejt drejt së ardhmes por ka një forcë të padukshme që kërkon të na dëmtojë shëndetin, të na marrë njerëz të dashur”, deklaroi Rama.

Ai tha se nëse nuk do kishim marrë masat që morëm, nëse nuk do kishim rezistuar dhe duruar, siç kemi bërë deri këtu të gjithë së bashku, nëse do ta kishim ulur kurbën e epidemisë nën parashikimin tonë më optimist, pikërisht falë kësaj lufte sot që po bëjmë bashkërisht sot nuk do mërziteshim pse kjo leje, pse ky autorizim por do qanim shumë të vdekur e do dëshpëroheshim për shumë të plagosur në shtretërit e spitaleve tona që nuk do ta kishim mbajtur dot valën.
“Mendoni vetëm këtë. Po ta marrim modelin statistikor italian dhe ta adoptojmë këtu do të kishim 15 mijë të prekur dhe do duhet të kishim trajtuar në 5 javë, 855 vetë në terapi. E pamundur, e pamundur! Do na kishte sjellë 1995 të vdekur. E di që njeriu nuk ngushëllohet shumë me atë që nuk ndodh por sidoqoftë në këto kushte kaq të jashtëzakonshme duhet të mos e harrojmë se si mund të na kishte ndodhur edhe për një arsye tjetër për të mos gabuar duke kujtuar se e keqja iku, kjo punë mbaroi, nuk ka çfarë ndodh, nëse ne nuk vazhdojmë të bëjmë deri në fund detyrën siç e kemi bërë deri këtu. Mund të ndodh shumë keq se ç’mund të kishte ndodhur, më besoni, ky është fakt dhe duke kërkuar të normalizohemi dhe duke shkuar drejt normalizimit dhe normalitetit të ri duhet ta ndajmë mirë mendjen që për kushedi se sa kohë, askush nuk e di, normaliteti i ri nuk do të jetë normaliteti që kishim përpara se sa hymë në këtë kohë kaq të jashtëzakonshme dhe akoma më e rëndësishme për ta mbrojtur normalitetin e ri do duhet të kemi një sjellje të re secili në raport me sigurinë dhe do duhet që t’i imponojmë njeri-tjetrit të gjitha ato kushte, të gjitha ato rregulla dhe të gjithë atë rigorozitet që kërkon mbrojtja e realitetit të ri për të mos u kthyer aty nga ku ne dolëm deri tani me kaq shumë sukses”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ky është i vetmi vend në botë ku u shëruan të gjithë të infektuarit nga COVID
Previous article TRAGJIKE NË TIRANË/ Bie nga pallati, humb jetën 45-vjeçarja 

k.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT