Krahasuar me një ditë më parë në Itali ka pasur një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 534 persona, 80 më shumë se dje, duke e çuar në 24 648 numrin total të vdekjeve në shtetin fqinj.
Ndërkohë rastet e reja janë 2 729 më shumë se një ditë më parë, duke shkuar në 183 957 numri total i të infektuarve.
Edhe numri i të shëruarve është rritur, 2.723 vetëm në një ditë duke shkuar në 51 600 numri total i të shëruarve.


